Policia e Kosovës ka bërë të ditur që Njësitë e Stacionit Policor Qendra në Prishtinë kanë arrestuar një person të kërkuar për vuajtjen e dënimit me burgim.
Sipas Policisë, i arrestuari E.S., 37 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ai ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për këtë vepër penale.
“Prishtinë, 23 nëntor 2026 – Njësitë e stacionit policor Qendra në Prishtinë, kanë realizuar me sukses arrestimin e një personi të kërkuar.I arrestuari, E.S, mashkull, 37 vjeç, ishte i kërkuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” për të cilën ishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje thuhet se pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, E.S. është dërguar në vuajtje të dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës./teve1.info/








