TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Politikanë shqiptarë e serbë në Mitrovicë kërkojnë që të evitohen tensionet

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Politikanë shqiptarë e serbë në Mitrovicë kërkojnë që të evitohen tensionet

Pankartat me shkrimet ‘Mirë se vini në bashkësinë e komunave serbe’ ka më shumë se dy javë që janë vendosur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut.

Megjithatë, situata të premten në këtë qytet ishte shumë më e qetë në krahasim me ditën kur u vendosën këto billborde, një ditë pas tensioneve që u shkaktuan si kundërshtim ndaj vendosjes së reciprocitetit.

As në takimin e nivelit të lartë politik që u zhvillua në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nuk u arrit asnjë marrëveshje për çështjen e targave dhe dokumenteve të identifikimit. Më pak se dy javë nga fillimi i zbatimit të reciprocitetit për këto çështje, qytetarët serbë të veriut nuk kanë komentuar nëse ndihen të shqetësuar se mund të përsëriten tensionet e 31 korrikut.

Skender Sadiku, asamblist shqiptar në Mitrovicën e Veriut thotë se ka indikacione të forta që deri më 1 shtator të mos ketë nevojë për tensione, pasi që deri atëherë do të ketë marrëveshje.

“Është përfol edhe me të madhe që është vendosur edhe që ky poshtërimi që na u bë në kufi me letra do të ndërpritet dhe atëherë të themi kushtimisht posa ta heq masën Serbia nuk do të kërkojmë në kufi asnjë dokument. Po flitet me të madhe edhe që në Kosovë deri më 07 kanë arritur prefiksat e targave dhe me 08 do të jetë prefiksi për një solucion”, tha Sadiku.

E politikani opozitar serb nga Mitrovica e Veriut, kryetari i Iniciativës ‘Mbijetesa e Serbëve’, Aleksandër Arsenijeviq thotë se trazirat potenciale më 1 shtator në veri janë në dëm si të Kosovës ashtu edhe të Serbisë

“Unë mendoj që NATO dhe Unioni Evropian të dy palëve ua kanë bërë me dije çka guxojnë dhe çka nuk guxojnë të bëjnë. Të shohim sa janë të gatshëm ta luajnë këtë lojë që do të ishte e njëjtë me lojën e ruletit rus”, tha ai.

Arsenijeviq ka edhe një shpjegim se çfarë targash duhet të përdorin serbët lokalë në Kosovë.

“Ne dëshirojmë që të vendosim tabela neutrale, si ato që i kemi pasur përpara me KS. Kështu nuk do të ndahemi as me gjak, as me territor. Për veriun në rrethe diplomatike është përfolur numri 08 por kjo do të ishte jo e volitshme sepse serbët do të targetohen në jug”, shtoi ai.

Ndonëse Qeveria ka bërë të ditur se masa e reciprocitetit ndaj targave e dokumenteve serbe të identifikimit do të vendoset në shtator, një veprim i tillë po kundërshtohet nga partia kryesore serbe në vend e Beogradi zyrtar.

Raporti i gazetarit Gojart Jashari.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca del me sqarim  për deklaratën e Osmanit për “çmontimin 900 bandave kriminale”

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca del me sqarim  për deklaratën e Osmanit për “çmontimin 900 bandave kriminale”

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

​Osmani: Çmontuam 900 banda kriminale

FBK dhe FIBA vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët drejt Strategjisë 2026-2030

Prishtina mposht Vëllaznimin

Plagoset një person me armë zjarri në Prishtinë

Sylvinho flet për ndeshjen me Serbinë, lëndimet dhe mungesat në kombëtare

Sylvinho i kënaqur me lojën ndaj Anglisë

FFK me video motivuese para duelit me Suedinë

“Play-off”, nuk ka përballje Kosovë – Shqipëri

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën