TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK me konventë të hënën, kush do të jetë kryetari i ri?

Pas dorëheqjes nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri të ditur se për zgjedhjen e pasuesit të tij, ka thirrur konventën e radhës të partisë të hënën. Pavarësisht kësaj, nga PDK ende nuk kanë njoftuar për kohën në të cilën do të mbahet kjo konventë, ndërsa analistët politik thonë se kryetari i ri mund ta nxjerr vendin edhe nga ngërçi aktual politik.

by Fidan Zejnullahu
10 muaj ago
3 1
A A

Të mërkurën thirri konferencë të jashtëzakonshme për media.

Para gazetarëve, Memli Krasniqi, njoftoi se dha dorëheqje nga pozita e të parit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Menjëherë pas kësaj, Krasniqi njoftoi se konventa e radhës e partisë, do të mbahet me 17 nëntor.

Madje, tregoi edhe preferencën, për pasuesin e tij.

E Bedri Hamza, mbetet emri më i përfolur, që ta marrë timonin e partisë më të madhe opozitare të hënën.

“Preferenca për z. Hamza, ndoshta duhet të ketë qenë fakti i përformancës së tij gjatë fushatë zgjedhore, gjë që tregon që në PDK po e kërkojnë një figurë, që i menaxhon ndasinë e brendshme por edhe reflekton jashtë që në njëfarë mënyre ta rrisë deri diku, sepse është një nga partitë më të mëdha në vend”, ka vlerësuar profesori Avdi Smajlaj.

Thirrja e konventës për të hënën, u kritikua nga ish-kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.

Ky i fundit, tha se një konvente përmbajtjesore, nuk mund të mbahet për një kohë kaq të shkurtër.

“Kërkesa për ta shtyrë deri të dielën, mendoj se është e pamjaftueshme sepse është njësoj si të mbahen të hënën apo të dielën, sepse për platformat nuk bëhen as për 5 apo 10 ditë, sepse platformat serioze marrin disa muaj”, thotë Smajlaj.

E sipas analistes politike, Arta Tahiri, ndryshimi në krye të PDK-së, mund ta nxjerr vendin edhe nga ngërçi politik aktual.

“Mos është ky sinjal, pra dorëheqja e Memli Krasniqit dhe konventa e shpejtë e PDK-së për të zgjedhur një kryetar, mos ka të bëj me një koalicion të mundshëm në nivelin nacional mes LVV dhe PDK, sepse deri me tani këto janë përdorur si teknika, meqë Memli Krasniqi është shprehur kundër një koalicionit dhe kjo situatë ka sjell një ngërç, dhe me ndërrimin e lidershipit mund të arsyetohen me idenë se kanë ndryshuar dhe kanë menduar me gjerë”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, pavarësisht paralajmërimeve, nga Partia Demokratike e Kosovës, deri më tani nuk e kanë bërë të ditur kohën se kur do të mbahet konventa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nuk miratohet raporti i punës i Prokurorisë Speciale

Nuk miratohet raporti i punës i Prokurorisë Speciale

Haradinaj viziton OVL-UÇK-në, pranon flamurin e UÇK-së: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë

Haradinaj viziton OVL-UÇK-në, pranon flamurin e UÇK-së: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë

​Kurti: Qeveria po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike

​Kurti: Qeveria po investon 3.8 milionë euro për rinovimin energjetik të 13 objekteve publike

Haxhiu pret ambasadoren e re të Zvicrës: Kosova çmon miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës

Haxhiu pret ambasadoren e re të Zvicrës: Kosova çmon miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës

Nuk miratohet raporti i punës i Prokurorisë Speciale

Nuk miratohet raporti i punës i Prokurorisë Speciale

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Dy marinarë të vdekur në një tanker saudit në Hormuz, Arabia Saudite fajëson Iranin

Shefja e BE-së: Sulmi rus në Lajpcig shënon një përshkallëzim të ri në territorin e BE-së

Shefja e BE-së: Sulmi rus në Lajpcig shënon një përshkallëzim të ri në territorin e BE-së

Vdes në aksident trafiku gazetari nga Shqipëria

Vdes në aksident trafiku gazetari nga Shqipëria

​Analisti serb: Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, ka frikë nga zgjedhjet dhe burgu

​Analisti serb: Vuçiqi po e shtyn Serbinë drejt konfliktit, ka frikë nga zgjedhjet dhe burgu

Ushtria iraniane: Mbrojtja e civilëve pengoi reagimin ndaj bastisjes amerikane

Dy cisterna shpërthejnë nga minat në Hormuz, Irani paralajmëron kompanitë e transportit detar

Haradinaj viziton OVL-UÇK-në, pranon flamurin e UÇK-së: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë

Haradinaj viziton OVL-UÇK-në, pranon flamurin e UÇK-së: Liri për Çlirimtarët, i presim në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën