Mjetet e gjetura në Klinikën e Patologjisë në QKUK, del të jenë materiale shkollore.
Mjetet e tërhequra nga vendi i ngjarjes, siç ka thënë zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për tëvë1.info, nuk paraqesin rrezik.
Borovci ka thënë se ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendngjarjes.
“Rreth orës 16:15, ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, kanë përfunduar me pastrimin e vendngjarjes nga mjetet e dyshuara. Të njëjtat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe nuk paraqesin rrezik pasi që janë materiale shkollore”, ka thënë ai.
Policia kishte njoftuar se rreth orës 14:00 kishte marrë informacion për një mjet të dyshuar shpërthyes në QKUK.
Ndërsa nga SHSKUK kanë thënë mjetet e dyshuara janë gjetur gjatë inventarizimit të inventarit nga Oda e Mjekëve.
/teve1.info/