Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë.
Në kërkesën e Policisë për bashkëpunim është publikuar edhe fotografia e të dyshuarit.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën Vjedhje e rëndë.
Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192.
duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifimin e një personi të dyshuar për vjedhje të rëndë”, thuhet në njoftim.