TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë dhe rrethe

by teve1
58 minuta ago
0
A A
Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë dhe rrethe

Kreu i Departamentit të Sigurisë, Dhimitraq Ziu, ka bërë publike të dhënat mbi masat e marra nga Policia pas protestave të ditëve të fundit, të cilat janë shoqëruar me akte dhune, përplasje me efektivët dhe dëmtime të pronës publike e private.

Sipas Ziut, në Tiranë janë arrestuar 127 shtetas, ndërsa 244 persona po procedohen penalisht për kundërshtim dhe dhunë ndaj punonjësve të Policisë, si dhe për shkatërrim të pronës publike dhe private.

Ai bëri të ditur se grupet hetimore janë ngritur për të analizuar në mënyrë profesionale provat materiale dhe pamjet filmike, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjeve dhe identifikimin e personave të përfshirë.

Sa i përket situatës në rrethe, Ziu bëri me dije se në Durrës janë arrestuar 23 persona, ndërsa 12 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë për kundërshtim dhe dhunë ndaj efektivëve, si dhe për shkatërrim prone. Në Korçë janë arrestuar 2 persona, ndërsa 27 të tjerë janë vënë nën hetim për të njëjtat akuza. Ndërkohë, në Vlorë po hetohen 20 shtetas për pengim të zhvillimit të procesit mësimor dhe pengim të punës së Policisë.

Në Shkodër janë regjistruar në hetim 9 persona, në Elbasan 6 persona, ndërsa në Kukës po hetohen 10 shtetas. Gjatë protestës në Shkodër, një oficer i Policisë së Rendit u plagos rëndë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore. Sipas Ziut, personi i dyshuar për plagosjen është identifikuar, por nuk është arrestuar për shkak të moshës.

Sipas të dhënave të bëra publike nga kreu i Departamentit të Sigurisë, si pasojë e akteve të dhunës në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër dhe Kukës, janë dëmtuar gjithsej 120 punonjës të policisë.

Policia ka nisur verifikimet për mesazhet e shpërndara në rrjetet sociale dhe në kanalet e komunikimit online, ku janë identifikuar disa kanale dhe grupe komunikimi ku janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje të dyshuar kriminale, përfshirë thirrje për akte ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime të drejtpërdrejta ndaj jetës së punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ziu kundërshtoi gjithashtu përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe dashakeqe, duke theksuar se ato mund të nxisin tensione dhe të cenojnë besimin e qytetarëve te institucionet.

“Lidhur me këtë situatë është regjistruar menjëherë procedimi penal përkatës për veprat e lidhura me këto veprime kriminale tejet të rrezikshme, dhe po bashkëpunojmë ngushtësisht me agjencitë partnere ndërkombëtare për zbulimin e adresave IP, identifikimin e administratorëve të këtyre kanaleve dhe të çdo përdoruesi që bën thirrje për dhunë dhe akte terroriste. Përdorimi i rrjeteve sociale nëpërmjet llogarive anonime nuk duhet dhe nuk do të lejohet t’i shërbejë rrymave apo shtetasve me prirje terroriste, ekstremiste dhe të dhunshme, brenda dhe jashtë vendit, të cilët janë aktualisht në një proces hetimor tejet të detajuar dhe konfidencial, për të vlerësuar qëllimet dhe veprimet e tyre destabilizuese, si dhe të rrezikshme për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

Gjithashtu, Policia e Shtetit shpreh keqardhjen për përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe dashakeqe që synojnë të shfrytëzojë ndjenjat nacionaliste për të krijuar klimë konfliktuale dhe për të cenuar besimin e qytetarëve te Policia e Shtetit”, tha Ziu.

Drejtuesi i Departamentit për Sigurinë Publike u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e protestës në mënyrë paqësore dhe të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm.

“Policia e Shtetit gjen sërish rastin, të vijojë apelet e bëra gjatë këtyre ditëve, për qytetarët pjesëmarrës në protesta që të distancohen menjëherë nga personat e maskuar dhe të dhunshëm dhe të mos bëhen pjesë e akteve të dhunës e të shkatërrimit. Përgjegjësia është individuale dhe do përballeni me forcën e ligjit. E drejta për protestë duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore dhe nuk mund të përdoret si justifikim për dhunën dhe shkatërrimin”, tha ai./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar

Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, policia shpërndan protestuesit me gaz lotsjellës

27 studentë në Durrës shoqërohen në polici pas përplasjes me efektivët

27 studentë në Durrës shoqërohen në polici pas përplasjes me efektivët

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë dhe rrethe

Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë dhe rrethe

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

Rriten ankesat e konsumatorëve për tregtinë online, kërkohet formalizimi i bizneseve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën