TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

by teve1
41 minuta ago
0
A A
Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Tetëmbëdhjetë operatorë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës janë certifikuar pas përfundimit me sukses të trajnimit njëmujor “Avancimi i njohurive bazike në mjekësinë emergjente”, i cili u realizua në bashkëpunim me Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Ceremonia e ndarjes së certifikatave u mbajt në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku u vlerësua rëndësia e këtij trajnimi për avancimin e aftësive praktike të pjesëtarëve policorë në ofrimin e ndihmës së parë dhe reagimin në situata emergjente.

Sipas Policisë, trajnimi kishte për qëllim pajisjen e operatorëve me njohuri dhe shkathtësi praktike për përballimin e rasteve të ndryshme emergjente shëndetësore në terren, duke ndikuar në rritjen e gatishmërisë operative dhe në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e certifikimit morën pjesë përfaqësues të menaxhmentit të QKUK-së dhe Policisë së Kosovës, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në zhvillimin profesional të personelit policor.

Kolonel Taibe Canolli dhe kolonel Mentor Shabani, në emër të Policisë së Kosovës, falënderuan SHSKUK-në, veçanërisht Klinikën Emergjente, për mbështetjen dhe përkushtimin profesional në realizimin e trajnimit.

“Ky trajnim përbën një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së pjesëtarëve policorë për reagim të shpejtë dhe efektiv në situata emergjente, me synim mbrojtjen e jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës dhe SHSKUK-ja ritheksuan gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përmes trajnimeve dhe aktiviteteve të përbashkëta që synojnë ngritjen e kapaciteteve profesionale./teve1.info/

Tags: certifikimPolicia e KosovesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Protestat e dhunshme në Shqipëri, reagon sërish Rama

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Protesta në Gjirokastër, policia shoqëron disa të rinj pas tensioneve

Protestuesit nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Protestuesit nisin me shkatërrimin e dritareve të Kryesisë së Kuvendit, tentojnë të futen brenda

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati ndalon punimet në një shtëpi private në Prizren

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Certifikohen 18 operatorë të Njësive Speciale të Policisë në mjekësinë emergjente

Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë

Policia e Shqipërisë: 152 të arrestuar dhe 120 efektivë të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

Dy të akuzuar pranojnë fajësinë për keqpërdorimet në Telekom, katër të tjerë deklarohen të pafajshëm

KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

KDI: Reforma në Drejtësi ka shënuar progres procedural, por ligjet ende nuk janë miratuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën