TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Plani serb për mbulimin e krimeve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Plani serb për mbulimin e krimeve

Në pranverën e vitit 1999, Sllobodan Millosheviq, mblodhi kabinetin e tij.

E nga këtu, dolën me një vendim.

Është ky dorëshkrimi i Obrad Stevanoviq.

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Serbisë në ditarin e tij, e shkroi moton “Nuk ka kufomë, nuk ka krim!”

Por, çfarë kuptimi kishte kjo moto gjatë luftës në Kosovë?

“Kreu serb, zyrtarët e lartë ushtarakë e policorë, janë dakorduar që me i fshehë provat e krimit, duke i larguar trupat jashtë territorit që një ditë prokuroria e Tribunalit të Hagës do të hulumtojë e do t’i gjej këto prova”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Kështu në prill të vitit ‘99, një peshkatar në fshatin serb, Tekijas, pa një kamion që doli mbi sipërfaqen e lumit Danub.

Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një aksident.

Por, pas hetimeve doli se brenda këtij kamioni-frigorifer ndodheshin trupat e mbi 80 shqiptarëve të vrarë në Kosovë.

Më pas, ky aksion i shtetit serb, u zhvillua në disa faza.

Në secilën prej tyre, trupat e kosovarëve të vrarë, në mënyrë të organizuar u transportuan për në Serbi.

Por, cila ishte mosha e të vrarëve, e ka treguar në Tribunalin e Hagës, një ish-pjesëtar e Departamentit të Policisë Kriminalistike në Serbi.

Boshko Radojkoviq, ish-pjesëtar i Policisë Kriminalistike të MPB-së në Serbi.

“Kufomat kanë qenë të dy gjinive, me struktura të ndryshme moshe. Unë e di me siguri që kanë qenë edhe dy fëmijë. Një djalë 5-6-vjeçar, dhe një vajzë 8-9- vjeçare.

Dy vjet më vonë, një zbulim tjetër goditi Serbinë.

Brenda një varri masiv në Qendrën për Stërvitje të Njësisë Speciale në Batajnicë u gjenden plot 744 mbetje mortore të kosovarëve.

Por, çfarë do të thotë gjetja e trupave të shqiptarëve në këto lokacione?

Bekim Blakaj, Fondi për të Drejtën Humanitare

“Tregon qartë që ky ka qenë ndërmarrje e zyrtarëve të lartë të shtetit, ai lokacion ka qenë Qendrën për Stërvitje të Njësisë Speciale”, tha Blakaj.

E sa ishte e vështirë identifikimi i këtyre trupave e ka treguar mjeku i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.

“Është gjetur personi i cili ka qenë i vrarë në poligonin e gjuajtjes në Prizren. Një pjesë kockore është gjetur në Batajnicë dhe një pjesë tjetër në Vërmicë. Në tri lokacion është gjetur i njëjti person”, tha ai.

Përveç këtyre lokacioneve, edhe në poligonin policor në PetrovoSelo në Serbi, janë gjetur mbetjet mortore të 61 shqiptarëve.

Kronika e gazetarit Fidan Zejnullahu.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

Pa rezultat përfundon takimi Kurti-Abdixhiku

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Vdes edhe personi i dytë pas kontaktin me energjinë elektrike në Vaun e Dejës

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla: Kosova s’mund të sakrifikojë shtetin ligjor për hir të politikave ledhatuese të BE-së

“Forcat serbe kanë dashur me krijua realitet të ri” -218 xhami u shkatërruan gjatë luftës

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Lezhë, lëndohen 6 persona, mes tyre dy të mitur

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë pas kontaktin me rrymë në Vaun e Dejës

Prishtina nderon Bob Dole për kontributin ndaj Kosovës

Një i vdekur dhe një i lënduar rëndë pas kontaktin me rrymë në Vaun e Dejës

Në “Sami Frashëri” Testi i Maturës zhvillohet pa probleme organizative

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën