Një person është plagosur me armë zjarri në fshatin Sharban të Prishtinës mesditën e së dielës.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i PK-së Enes Pllana ka thënë se i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:30, Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Pllana për teve1.info.
Ndërsa, nga QKUK kanë bërë të ditur se gjendja e të plagosurit është stabile.








