TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Pjetër Shalës i ulet dënimi prej 18 vitesh, Apeli i Speciales e dënon me 13 vjet burgim

nga teve1
4 javë më parë
1
A A
Pjetër Shalës i ulet dënimi prej 18 vitesh, Apeli i Speciales e dënon me 13 vjet burgim

Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ka ulur dënimin e Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Aktgjykimi u shpall të hënën nga trupi gjykues i përbërë nga kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard, e cila ishte e pranishme në seancë përmes video-lidhjes, dhe gjyqtarët Kai Ambos dhe Nina Jorgensen.

Paneli i Apelit la në fuqi verdiktin e fajësisë të Shalës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar (pika 1), torturës (pika 3), dhe vrasjes së paligjshme (pika 4).

Megjithatë, Paneli i Apelit miratoi, pjesërisht, tri prej 14 pikave që Shala paraqiti në apel, hodhi poshtë pikat e tjera të apelit të Shalës, si dhe

Në lidhje me pikën 7 të apelit të Shalës, Paneli i Apelit konstatoi se lidhur me pesë persona për të cilët Trupi.

Gjykues konstatoi se u keqtrajtuan në Fabrikën e Metalit në Kukës, në gjyq nuk ishin paraqitur dëshmi gojore për keqtrajtimin e tyre, apo për vetë ndalimin e tyre gjatë periudhës kur u kryen keqtrajtimet e rënda.

Kjo thuhet se ishte me rëndësi sepse, sipas Rregullores së DHSK-së, verdikti i fajësisë nuk mund të bazohet vetëm, ose në një masë vendimtare në deklaratën e një dëshmitari të cilin Mbrojtja nuk ka pasur mundësi ta marrë në pyetje.

“Për këtë arsye, Paneli i Apelit prapësoi verdiktin e fajësisë për torturë në lidhje me këta pesë persona dhe la në fuqi verdiktin e fajësisë së z. Shala për torturë në lidhje me së paku trembëdhjetë persona të tjerë”, thuhet në njoftim.

Po kështu, në lidhje me vendimin e fajësisë së Shalës për ndalim arbitrar, Paneli i Apelit konstatoi se, lidhur me dy persona, Prokuroria nuk kishte paraqitur prova të ndalimit të tyre përmes dëshmitarëve që Mbrojtja mund t’i ballafaqonte në gjyq.

Paneli i Apelit rrjedhimisht prapësoi verdiktin e fajësisë për ndalim arbitrar në lidhje me këta dy persona, dhe la në fuqi verdiktin e fajësisë së Shalës për ndalim arbitrar në lidhje me së paku gjashtëmbëdhjetë persona të tjerë.

Paneli gjithashtu miratoi, pjesërisht, pikën 12 të apelit të Shala, dhe prapësoi disa konstatime, përfshirë se të ndaluarve iu hoq liria pa bazë ligjore, por konstatoi se prapësimi i këtyre konstatimeve nuk kishte asnjë ndikim në verdiktin e fajësisë së Shalës për ndalim arbitrar.

Tags: aktgjykimGjykata SpecialePjetër Shala
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj, vdes 56-vjeçarja

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

Volejbollistët e Kosovës, vazhdojnë kualifikimet  e Evropianit, me selektorin e ri

Volejbollistët e Kosovës, vazhdojnë kualifikimet e Evropianit, me selektorin e ri

Ter Stegen reagon pas spekulimeve: “Dashuria ime për Barcelonën është absolute”

Ter Stegen reagon pas spekulimeve: “Dashuria ime për Barcelonën është absolute”

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Ra nga kati i pestë i një ndërtese në Ferizaj, vdes 56-vjeçarja

Ambasada gjermane mbështet deklaratën e Sarrazinit: Shteti në radhë të parë, partitë të punojnë bashkë

Ambasada Gjermane: Të veprohet në përputhje me vendimin e Kushtetueses

Rikthimi i shtetësisë pa tarifa, mërgimtarët kanë kërkesë që kenë një deputet nga diaspora

​Këto janë pritjet aktuale në pikat e kalimit kufitar

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X