TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pilot-projekti me përpilimin e listës së pacientëve në komuna fillon këtë vit

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Pilot-projekti me përpilimin e listës së pacientëve në komuna fillon këtë vit

Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me temën “Zbatimi i konceptit të mjekësisë familjare, të arriturat dhe sfidat”.

Nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë është thënë se gjatë vitit të kaluar janë ofruar rreth 3 milionë shërbime, shifër kjo që është në shpërputhje me numrin e banorëve në kryeqytet.

Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë kanë deklaruar se gjatë vitit do të filloj pilot-projekti me përpilimin e listës së pacientëve.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Fatmire Mulhaxha Kollçaku tha se numri i mjekëve familjarë në QKMF është shumë më i madh se sa në fshatra.

“Mjeku familjar është ngarkuar me shumë detyra dhe përgjegjësi, por në anën tjetër në shoqëri pak a shumë në diskursin publik më shumë është prezent diskutimi për QKUK-në, spitalet regjionale. Disi mjekësia familjare, mjeku familjar nuk është në fokus për shkak se vërtet kemi më pak afera në këtë nivel. Mjekët familjarë e kryejnë punën e vet pak më shumë në heshtje, sepse kur të referojnë pacientë janë në fokus të vëmendjes se sa po referohet, a po kryhet ajo për çfarë është marrë përgjegjësia… Vërejtjet që i kemi nga mjekët që punojnë në qendrat kryesore familjare janë se janë të mbytur me punë, deri në shtatë mijë pacientë për një mjek familjar. Nuk korrospodon me qendra e mjekësisë familjare nëpër fshatra, ku kemi raste ku mjeku edhe rrin”, ka thënë ajo.

Në diskutimin e së martës, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha deklaroi se gjatë vitit do të fillojnë me përpilimin e listën e pacientëve dhe identifikimin e mjekut familjar.

Ai theksoi se sfidues është numri i vogël i specializantëve dhe specialistëve në kujdesin parësor dhe ndërrimit të shpeshtë të pushteteve.

“Janë 80 për qind të shërbimeve shëndetësore që merren dhe jepen nga kujdesi parësor shëndetësor dhe kriteret për përcaktimin në aspektin ligjor besoj që nga mesi i korrikut do të jetë e përfunduar. Besoj që në mesin e dytë të vitit në dy komuna, eventualisht tri, të fillojmë pilot projektin e krijimit të listës së pacientëve me të vetmin qëllim për identifikimin e secilit banor me mjekut të tij familjar. Duke e caktuar listën e pacientëve dhe caktimit të mjekut për 2 mijë banorë, ne e ulëm ndjeshëm edhe shkallën e referimit për kujdesin dytësor dhe tretësor”, ka theksuar ai.

Ndërkaq, Muhamedali Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve theksoi se sistemi shëndetësor ka nevojë për riorganizim të tërësishëm.

“Duhet të plotësohen nevojat e popullatës në sistem shëndetësor. Pika kthesë në këtë sistem, duke filluar në tri rrafshe dhe respektuar kornizën e veprimit të OBSh-së të sistemit shëndetësor. Pika kryesore është duke u bartur te kërkesa buxhetin që dedikohet shërbimeve t’i dedikohet fondit të sigurimeve dhe fondi të fillojë blerjen. Kjo është pika kthesë, nëse ne prapë vazhdojmë ta dedikojmë buxhetin te ofruesit, ne jemi duke vazhduar me avazin e vjetër”, është shprehur ai.

Drejtori i QKMF-së në Prishtinë, Bujar Gashi ka folur për numrin e madh të qytetarëve të zonave të tjera që marrin shërbime në Prishtinë.

“Në vitin 2021 janë mbi 1 milion e 200 mijë vizita mjekësore dhe i kemi tre milionë shërbime. Nëse e kalkulojmë i bie që çdo qytetari të kryeqytetit ta vizitojë qendrën e mjekësisë familjare 5,26 herë brenda vitit, që mendoj që është absurde. I bie që çdo qytetar i kryeqytetit të merr rreth 16 shërbime brenda vitit. Mendoj që as kjo nuk qëndron. Ky është një disbalanc i madh”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, numri i banorëve në kryeqytet është shumë më i madh se sa që është i planifikuar dhe sa bëhet ndarja e fondit. Kujdesi shëndetësor parësor në Prishtinë është i organizuar në 13 Qendra të Mjekësisë Familjare dhe Njësi të Kujdesit Ambulantor./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Therret me thikë një person në Prishtinë

Tri shtetase të Kosovës dënohen në Slloveni për shërbime të paligjshme botoxi

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

“Japim gjak dy herë në vit” – Zyrtarët e AKP-së s’e prishin traditën e dhurimit të gjakut

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Vakat i drejtohet Gjykatës Supreme për moscertifikimin e kandidates Ena Kadaj Krasniqi

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Në portofolin e sulmuesit nga Sidney u gjet një kartë identiteti e klubit serb të gjuetisë, ai ishte anëtar

Therret me thikë një person në Prishtinë

Tri shtetase të Kosovës dënohen në Slloveni për shërbime të paligjshme botoxi

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

KFOR: Ushtarët gjerman po patrullojnë ditë e natë në disa komuna

Volkswagen mbyll fabrikën në Gjermani pas 88 vitesh

Volkswagen mbyll fabrikën në Gjermani pas 88 vitesh

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Ndahet çmimi për dramën origjinale shqipe, “Katarina Josipi”

Atletico Madridi po e monitoron yllin e Real Madridit, mund të bëjë një ofertë të madhe

Real Madridi po përgatit një transferim me kosto të ulët

Dybala mbyll sezonin para kohe

Dybala mund të largohet nga Roma

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën