Për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahu, pesë zyrtarët policorë rrezikojnë paraburgim për 1 muaj, nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.
Zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Kaltrina Shala për teve1.info ka bërë të ditur se prokurori kujdestar do ta bëjë kërkesën për caktimin e paraburgimit.
“Prokurori kujdestar brenda afatit ligjor do të bëjë parashtrimin e kërkesës për caktimin e paraburgimit. Ai është duke e përgatitur kërkesën”.
Vdekja e 27-vjeçarit ngjalli reagime të shumta në opinionin. Së fundmi reagoi edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se fajtorët do të marrin dënimin e merituar.
Ministri Sveçla: Hetime të plota për vdekjen e 27-vjeçarit në Lipjan – askush nuk është mbi ligjin