TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Stuhitë dhe zjarret godasin vendet e Ballkanit

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Stuhitë dhe zjarret godasin vendet e Ballkanit

Një stuhi e fuqishme me breshër goditi Kroacinë të martën, duke shkaktuar dëme të mëdha në qytetin bregdetar të Splitit.

Erërat e forta shkulën pemë dhe dëmtuan çati ndërtesash, përfshirë edhe stadiumin e futbollit “Poljud”.

Një traget që u shkëput nga ankorimi për shkak të stuhisë u përplas me dy anije të tjera, duke fundosur njërën prej tyre, e cila ishte e zbrazët.

Të paktën tre persona mbetën të plagosur në këtë stuhi që përfshiu qytetin për një kohë të shkurtër, por me intensitet të lartë, raporton AP.

Fotografi të publikuara nga mediat lokale tregojnë pemë të rrëzuara dhe rrugë të përmbytura në Split.

Shërbimi meteorologjik lokal tha se stuhitë e tilla janë të zakonshme pas periudhave të zgjatura të vapës dhe nxehtësisë ekstreme.

Gjatë ditëve para stuhisë, Kroacia dhe pjesë të tjera të Ballkanit përjetuan temperatura që kalonin 40°C.

Meteorologët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave në ditët në vijim, deri në rreth 20°C në disa zona.

Në Slloveni, reshje të dendura shiu dhe breshëri u shënuan në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në Alpet sllovene ka rënë borë në lartësi të mëdha.

Pas Kroacisë, stuhia goditi edhe Bosnjën dhe Serbinë, duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme në trafikun ajror në aeroportin e Beogradit.

Pamjet e shpërndara në rrjetet sociale treguan një vinç që u rrëzua në një kantier ndërtimi në kryeqytetin serb. Sipas autoriteteve, të paktën një person u plagos në Beograd si pasojë e motit të keq.

Ndërkohë, reshjet e shiut në Serbi u panë si një lehtësim i përkohshëm, pasi vendi po përballet me një thatësirë të rëndë këtë verë. Më shumë se 600 zjarre të egra u raportuan të hënën, të cilat lanë të plagosur gjashtë persona dhe rrezikuan shumë fshatra.

Autoritetet deklaruan gjendje emergjente në të paktën tre komuna në jug të vendit, ndërsa policia u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm për shkak të kushteve të rrezikshme për përhapjen e zjarreve.

Instituti meteorologjik i Serbisë paralajmëroi gjithashtu për nivele të ulëta uji në lumenjtë më të mëdhenj të vendit, Danubin dhe Savën.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Dhimbje e krenari, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Prishtinës

Dhimbje e krenari, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Prishtinës

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën