TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pesë ditë para zgjedhjeve lokale, qeveria Kurti ua ndan studentëve nga 100 euro

Qeveria në detyrë këtë të martë ka marrë vendim për të ndarë nga 100 euro për çdo student në Kosovë, si pjesë e një vendimi që kap vlerën e 26 milionë eurove. Kjo masë, e cila vjen pak para zgjedhjeve lokale, ka nxitur reagime të ndryshme nga studentët e deri te ekspertët e fushës ekonomike dhe politike.

by Jona Kelmendi
9 muaj ago
1 0
A A

Autort: Jona Kelmendi

Në prag të zgjedhjeve lokale, Qeveria në detyrë mori sot një vendim, që të ndaj nga 100 euro për secilin student në Kosovë.

Në mbledhjen e sotme u votua gjithashtu edhe ndarja e 20 milionë eurove të tjera për bursën e mobilitetit, që në total kapin shifrën e 26 milionë eurove.

Përkundër që vendi ndodhet vetëm pesë ditë larg zgjedhjeve lokale, ministri në detyrë i financave, e arsyetoi vendimin.

Vet studentët, përkundër se e kanë mirëpritur mbështetjen, kanë disa kritika për kohën kur u morr vendimi.

“Ky është një vëndim i mirëpritur prej qeverisë Kurti një ndihmesë sado e vogël të jetë për disa por që është një shtysë një motivim për të vazhduar me tej jetën akademike”, është shprehur një student.

“Vendimi i qeverisë së Republikës së Kosovës për studentët është një vendim i mirë ne si student e mirëpresim këtë punë të mirë që vjen nga qeveria e Kosovës edhe pse në kohë zgjedhje nuk është e preferuar por çdo vendim i qeverisë mirëpritet dhe ne jemi të gëzuar që kemi mar atë lloj mbështetje nga ta”, është shprehur Mustafa.

Nga ana tjetër, politologu Albinot Maloku, vlerëson se vendimi mund të shihet si tentim për të ndikuar në mendjen e votuesve.

“Korruptimi financiar prej korruptimit të mendjes nuk ka shumë dallim në dhënie si e tillë si ndihmesë për studentin normalisht është e mirëseardhur e kjo duhet lavdëruar por problemi qendron që e kemi një moment që nuk kemi misione të formuara dhe e kemi një proces tjetër zgjedhor dhe kjo e rëndon situaten dhe bie sikur kemi një tentim të korruptimit të mendjes së votuesve në një situatë kur kemi procesin zgjedhor”, ka thënë Maloku.

E sipas ekonomistit Safet Gërxhaliu, procesit zgjedhor nuk i bën nder tentativa për t’i motivuar të rinjtë në këtë mënyrë.

“Duhet të kuptohet e vërteta që Kosova ka një qeveri në detyrë dhe e ka shumë të vështirë të bie vendime të tilla e në rend të dytë të ndahen këto mjete në një kohë kur jemi në prag të zgjedhjeve lokale dhe kjo i jep konotacion politik dhe ne rend të tretë rinia Kosovare ka nevojë për zhvillim të qendrueshem ekonomik ka nevojë për arsim cilësor, ka nevojë për partneritet me shtetet evropiane dhe ne veçanti me aleatët amerikanë”, ka theksuar Gerxhaliu.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ditëve në vijim do të japin më shumë detaje për shpëndarjen e ndihmës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Ekstradohen në Kosovë nga Gjermania dy persona, kërkoheshin për mashtrim dhe shtytje në vrasje të rëndë

Argjentina eliminon Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

Argjentina eliminon Kepin e Gjelbër pas vazhdimeve

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

Argjentina – Kepi i Gjelbër, në vazhdime

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

Shëngjini kaplohet nga zjarret, lëndohet një shofer brenda veturës së tij

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

FSK pjesë e ushtrimit ndërinstitucional “Golden Sabre 2026”

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Malet e Shëngjinit në Shqipëri përfshihen nga zjarret

Egjipti me kualifikim historik

Egjipti me kualifikim historik

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit për të akuzuarit rreth mashtrimeve me derivate

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit për të akuzuarit rreth mashtrimeve me derivate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën