TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Përse ndodhë tringëllima në vesh?

nga Tëvë1
15 Janar, 2025
1
A A
Përse ndodhë tringëllima në vesh?

Tinnitus. Closeup up side profile sick female having ear pain touching her painful head isolated on gray wall background

Veshët njëjtë si sytë janë ndër pjesët më të rëndësishme të trupit. Mjafton që njëri prej tyre të dhembë dhe ndjesia është e padurueshme e stresuese për të gjithë organizmin.

Gjatë jetës njerëzit mund t’i përjetojnë shpesh këto dhimbje e sidomos në mosha të vogla.

Mund të ndodhin për një sërë arsyesh, duke nisur që nga futja e ujit në vesh, infeksionet apo sëmundjet specifike që mund ti prekin ato.

Gjithsesi është vënë re edhe një tjetër lloj gjendje që krijohet tek veshët. Quhet pulsimi, zhurma apo tringëllima e veshit dhe shkakton pikërisht veprimet e përmendura më parë.

Shpesh njerëzit ankohen se veshët e tyre zhurmojnë vazhdimisht, duke mos e kuptuar shkakun e kësaj gjendje.

Përse tringëllojnë veshët

Nëse ju pulson njëri apo të dy veshët shkaqet me shumë gjasë janë të njëjtat dhe fshihen thellë në organizmin tuaj.

Kjo gjendje vazhdon me ditë jave e muaj të tërë dhe kthehet në një stres të vazhdueshëm për këdo që e përjeton.

Intensiteti më i madh i zhurmës ndihet kur shtriheni për të pushuar apo fjetur.

Ky puls i vogël brenda kokës tuaj me siguri nuk ju lë të pushoni të qetë dhe ju streson vazhdimisht.

Arsyet kryesore se përse kjo gjendje zhvillohet fillojnë që nga presioni i lartë i gjakut, problemet me venat, anemia apo arterioskleroza.

Sëmundjet që e shkaktojnë

Problemet me enët apo venat e gjakut mund të prekin shumë njerëz duke bërë që qarkullimi i gjakut të mos jetë i mirë.

Kështu venat që kalojnë pranë veshit dhe çojnë gjakun në tru, krijojnë zhurmë për shkak se mund të jenë të dëmtuara ose me probleme.

Presioni i lartë i gjakut ose tensioni i lartë është një tjetër arsye. Kur gjaku lëviz me shpejtësi të ndryshme apo shumë të shpejtë, zhurma do të jetë e pranishme në veshët tuaj.

Kjo mund të vijë nga sëmundje të ndryshme që shkaktojnë hipertension ose gjatë periudhave të stresit, abuzimit me alkoolin apo kafeinën. Anemia ose tiroidja hiperaktive bëjnë që gjithashtu gjaku të lëvizë shpejt në trup, duke shkaktuar zhurma tek venat që kalojnë pranë veshëve tuaj.

Arterioskleroza njihet si sëmundja që i bllokon arteriet dhe enët e gjakut duke i bërë ato më pak fleksibël. Në këtë mënyrë gjaku që kalon tek veshi i mesit, lëviz me vështirësi dhe me forcë duke bërë që të ndjeni zhurmë tek të dy veshët.

Një tjetër arsye mund të jenë edhe tumoret e kokës apo të qafës. Këto sëmundje veprojnë duke shtypur enët e gjakut dhe shkaktojnë zhurmën tek veshët.

Efektet anësore

Pulsimi apo tringëllimi i veshëve mund të kthehet në një problem të vërtetë për këdo që e përjeton. Pasi mund të shkaktojë një sërë efektesh të tjera anësore. Duke filluar nga dhimbja e kokës, marramendja, të përzierat, stres, probleme me shikimin apo humbje të dëgjimit.

Si ta ndaloni

Nëse kjo zhurmë e fortë dhe vazhdon për ditë, jave e muaj me radhë duhet të konsultoheni me një specialist.

Kjo pasi, nën këtë rrahje të veshit mund të fshihen një sërë sëmundjesh të tjera siç përmendëm edhe mësipër.

Mundohuni që të gjeni shkakun në mënyrë që zhurma të pushojë gradualisht. Gjithashtu kur shtriheni për të fjetur mundohuni që të fokusoheni tek një zhurmë tjetër e jashtme.

Mjekët shpesh sugjerojnë disa makineri të posaçme, të cilat përdoren për të gjeneruar një zhurmë të lehtë në dhomën tuaj, në mënyrë që të harroni zhurmën e veshit.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitaminat e nevojshme gjatë verës

Vitaminat e nevojshme gjatë verës

Dhimbja e dhëmbit do të zhduket nëse aplikoni këto metoda në shtëpi

Dhimbja e dhëmbit do të zhduket nëse aplikoni këto metoda në shtëpi

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

Tre shenja që tregojnë se keni probleme me zorrën e trashë

Tre shenja që tregojnë se keni probleme me zorrën e trashë

IPK nis hetime ndaj dy zyrtarëve policorë në Pejë për keqpërdorim të pozitës

IPK nis hetime ndaj dy zyrtarëve policorë në Pejë për keqpërdorim të pozitës

KESCO paralajmëron mungesë të prodhimit të energjisë elektrike nga nesër – Thirrje për kursim

KESCO paralajmëron mungesë të prodhimit të energjisë elektrike nga nesër – Thirrje për kursim

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Elton Gjevukajt

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e Elton Gjevukajt

Vitaminat e nevojshme gjatë verës

Vitaminat e nevojshme gjatë verës

​Mbi një mijë fëmijë vrapuan në Prishtinë për Ditën Olimpike

​Mbi një mijë fëmijë vrapuan në Prishtinë për Ditën Olimpike

Dënohet me 3 vite burgim dhe 500 euro gjobë i akuzuari për mashtrim

Dënohet me 3 vite burgim dhe 500 euro gjobë i akuzuari për mashtrim

Kryeministri Kurti pret ambasadorin Malaj, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Kryeministri Kurti pret ambasadorin Malaj, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X