TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

by teve1
9 muaj ago
1
A A
Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Gjumi është një periudhë thelbësore kur trupi pushon dhe rigjenerohet. Por a mund të shërbejë edhe si një mundësi për të djegur më shumë kalori?

Nëse po përpiqeni të humbni peshë, mund të pyesni veten si ta maksimizoni shpenzimin ditor të energjisë.

Sipas hulumtimeve, disa ndryshime të thjeshta në stilin e jetesës mund t’ju ndihmojnë të rrisni djegien e kalorive edhe gjatë gjumit.

Dr. Daniel Atkinson, mjek i mjekësisë familjare, shpjegon se përpjekja për të djegur më shumë kalori në pushim mund të duket e çuditshme, por trupi ynë djeg energji edhe kur jemi duke fjetur.

Kjo njihet si shkalla metabolike bazale (BMR) ose shkalla metabolike në pushim (RMR). Edhe pse ka dallime të vogla mes tyre, termat shpesh përdoren në mënyrë të ndërsjellë.

Numri i kalorive që digjni gjatë gjumit ndikohet nga faktorë si mosha, masa trupore, përbërja trupore dhe stili i jetesës. Dieta, aktiviteti fizik, sasia e gjumit dhe madje edhe ambienti ku flini luajnë rol të rëndësishëm në metabolizëm.

Kushtojini vëmendje temperaturës së dhomës

Studimet sugjerojnë se gjumi në një dhomë më të freskët mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Temperaturat më të ulëta shpesh përmirësojnë cilësinë e gjumit dhe e bëjnë më të lehtë rënien në gjumë. Ajri i freskët gjatë natës mund të jetë gjithashtu i dobishëm për personat me probleme të frymëmarrjes, si astma, dhe mund të zvogëlojë përhapjen e infeksioneve virale.

Sigurohuni që të flini mjaftueshëm

Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për rregullimin e metabolizmit. Mungesa e tij ndikon në hormonet që kontrollojnë urinë. Sipas Dr. Atkinson, pagjumësia rrit sekretimin e ghrelinës – i njohur si “hormoni i urisë” – duke shtuar dëshirën për ushqime të pashëndetshme dhe duke nxitur ngrënien impulsive.

Shmangni vaktet e vona

Të ngrënit vonë në mbrëmje mund të dëmtojë përpjekjet për humbje peshe. Gjatë gjumit, trupi e përdor energjinë më pak efikasitet, prandaj konsumimi i vakteve të mëdha ose të pasura me kalori para gjumit mund të ndikojë në shtimin në peshë dhe në cilësinë e dobët të gjumit, pasi organizmi angazhohet në tretje gjatë natës.

Ndërtoni masë muskulore

Rritja e masës muskulore është një nga mënyrat më efektive për të përshpejtuar metabolizmin. Trupi shpenzon më shumë energji për të ruajtur muskujt sesa yndyrën. Përfshirja e ushtrimeve të forcës në rutinën tuaj ndihmon në rritjen e djegies totale të kalorive, edhe në pushim.

Kujdesuni për dietën

Dieta luan rol kyç në metabolizëm. Zgjidhni burime të shëndetshme proteinash dhe sigurohuni të konsumoni mjaftueshëm fibra nga fruta dhe perime të ndryshme. Kjo ju ndihmon të ndiheni të ngopur më gjatë dhe të shmangni konsumimin e panevojshëm të kalorive. Kombinimi i ushqyerjes së zgjuar me aktivitet fizik krijon deficit kalorik, që është thelbësor për humbje peshe.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konsumoni ujë me limon? Ja si ndikon në lëkurën tuaj

Limoni ndikon pozitivisht në shëndetin e zemrës

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë madje edhe vdekje

IKSHPK bën thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit: Mund të shkaktojë madje edhe vdekje

Këshilla se si të mbrojmë shëndetin nga i ftohti

Këshilla se si të mbrojmë shëndetin nga i ftohti

Pse nuk duhet të shtriheni menjëherë pas ngrënies?

Pse nuk duhet të shtriheni menjëherë pas ngrënies?

Zhduket një person në Pejë

Lipjan: Raportohet e zhdukur një vajzë që ishte duke qëndruar në strehimore

“Bollni mo kryeministër, as murali i Nënë Terezës nuk shpëton nga bllokadat”, Rama shpërthen ndaj Kurtit

“Bollni mo kryeministër, as murali i Nënë Terezës nuk shpëton nga bllokadat”, Rama shpërthen ndaj Kurtit

Prekazi shënon 28 Nëntorin me homazhe dhe aktivitete përkujtimore

Prekazi shënon 28 Nëntorin me homazhe dhe aktivitete përkujtimore

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Rama: Në Serbi nuk ndryshon ‘muzika’ për Kosovën

Festa e Pavarësisë, kryeministri Rama: Me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar

Sekretari Rubio uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: SHBA-ja synon forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe politikë të jashtme

Sekretari Rubio uron Shqipërinë për 28 Nëntorin: SHBA-ja synon forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje dhe politikë të jashtme

Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Shiroka-Pula uron 28 Nëntorin: Flamuri kuqezi na bashkon përtej kufijve shtetërorë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën