TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përplasja e nisur nga rrjetet sociale, detaje të reja nga tentim vrasja në Strellc të Deçanit

Një tentim vrasje ndodhi sot në fshatin Strellc të Deçanit. Burime të Tëvë1 mesojnë që krejt ngjarja nisi pas një përplasje në rrjetet sociale.

by Doresa Geci
1 vit ago
6 0
A A

Ditën e filluan në njërin nga lokalet e fshatit Strellc të Epërm të Deçanit.

Por, ndejën nuk e mbaruan qetë sikurse e filluan.

Disa burra nga ky fshat, u përleshen mes vete mëngjesin e së mërkurës pikërisht në këtë vend.

Por, kjo nuk ishte përballja e parë e tyre, siç merr vesh televizioni ata kishin pasur përplasje edhe në rrjetet sociale.

Mirëpo, nuk e lanë me kaq.

Një person dyshohet të ketë goditur me veturë dy persona të tjerë. I dyshuari është emër i njohur për  Policinë dhe i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia kishte marrë informatën se në orët e mëngjesit kishte ndodhur një aksident trafiku por më pas doli të jetë tentim vrasje.

“Sot rreth orës 8:25 stacioni policor në Deçan fillimisht është njoftuar për një aksident në fshatin Strellc. Me të arritur në vend të ngjarjes policia e ka kuptuar se kishte të bënte me një aksident, përleshje, pas përleshjes kanë dal jashtë njëri nga personat e rastit i ka goditur me veturë personat të cilëve u ka shkaktuar lëndime. Të lënduar janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan e pastaj në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, ka thënë zëdhënësi i PK-së për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Në vend të ngjarjes doli edhe prokurori i krimeve të rënda nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorisë, Shkodran Nikqi ka dhënë detaje shtesë rreth rastit.

“Është fazë shumë e hershme për të thënë se cili është motivi por ne jemi duke punuar intensivisht bashkë me Policinë e Kosovës për të kuptuar rrethanat duke identifikuar edhe dëshmitarët e ndryshëm mund të shërbejnë edhe si dëshmitar me deklaratat e tyre. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë grumbulluar prova të cilat janë sekuestruar. Në bazë të informata fillestare dyshohet që ka edhe vepra tjera penale mirëpo këto çështje duhet të konfirmohen çka është e rëndësishme të lokalizohet, arrestohet dhe me pas të bëhet caktimi i masës së paraburgimit ku do të bashkëngjitet edhe e kaluara kriminale”, thotë Nikçi.

Personat e lënduar sipas Policisë kanë pësuar lëndime të lehta trupore  dhe pas tretmanit mjekësore janë dërguar për në stacionin policor ku janë intervistuar.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Dëmtimet në rrugë vështirësojnë qarkullimin në Uglarë, komuna paralajmëron shpalljen e tenderit

Dëmtimet në rrugë vështirësojnë qarkullimin në Uglarë, komuna paralajmëron shpalljen e tenderit

Konjufca dhe zyrtari gjerman diskutojnë për perspektivën evropiane të Kosovës

Konjufca dhe zyrtari gjerman diskutojnë për perspektivën evropiane të Kosovës

Zjarr në Nakarad të Fushë – Kosovës, mbeturinat ndihmuan përhapjen

Zjarr në Nakarad të Fushë – Kosovës, mbeturinat ndihmuan përhapjen

Kurti e Abdixhiku me sinjale pozitive për presidentin, pritet propozimi i emrave konkretë

Tri kompani i pezullojnë linjat në Fushë – Kosovë, reagon ashpër kryetari

Tri kompani i pezullojnë linjat në Fushë – Kosovë, reagon ashpër kryetari

Përdori armën jashtë detyrës, IPK rekomandon suspendimin e një polici

IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Mitrovicë të Veriut

30 ditë paraburgim për Igor Markoviqin, kërkohet drejtësi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë

30 ditë paraburgim për Igor Markoviqin, kërkohet drejtësi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën