TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përmbledhje e intervistës së Kurtit në Tëvë1

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur gjerë e gjatë për shumë tema.

by Florijeta Dernjani
1 vit ago
1 0
A A

Një marrëveshje pako për kryesinë e Kuvendit, vazhdohet të cilësohet si zgjidhja e vetme për kalimin e ngërçit në Kuvend, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se edhe për këtë ka hezitim nga partitë e tjera politike.

Ai në Këndin e Debatit, shpjegoi se si kjo marrëveshje do t’i hapte rrugë konstituimit të Kuvendit.

“Të merremi vesh në paketë, për përbërjen e kryesisë së Kuvendit sepse Kryesia e Kuvendit nuk është vetëm kryetarja, është kryetarja dhe pesë nënkryetarët, nga të cilët vetëm njëri është i Lëvizjes Vetëvendosje. Dhe kur të merremi vesh për këtë, atëherë shumë kollaj. Nëse nuk e doni kurrsesi votimin e fshehtë, atëherë meqë procesi ka ngelur në tek përfaqësuesit e partive tjera për komisionin për votim të fshehtë, dërgoni përfaqësuesit, po e rrëzojmë komisionin me votë të përbashkët dhe po kthehemi tek vota e hapur, ku e votojmë komplet kryesinë e Kuvendit”, deklaroi Kurti.

Kurti mbrëmë foli gjerë e gjatë për shumë tema, në intervistën me Ardi Visokën.

Shpjegoi edhe shprehjen “nomadë” për deputetët e Kuvendit.

“Pse vjen deputeti në Kuvend, edhe kthehet? Nuk është si me hy në shtëpi, është si me hy në shator. Prandaj është edhe qekjo figura e deputetit nomadik. Më vjen keq nëse dikush është ofenduar”, tha Kurti.

Këtë javë, u vunë gurthemelet e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, por sipas Kurtit akoma ka shpresë se do të hapet edhe ura kryesore.

“Ne nuk dëshirojmë fërkime me karabinierët italianë. Me shumë durim dhe vazhdimisht bisedojmë që të hapet ajo urë. Unë besoj që do të hapet ajo urë, sepse duhet të hapet. Është edhe marrëveshja nga Brukseli që duhet zbatohet përkitazi me atë urë. Por, në ndërkohë po i ndërtojmë edhe dy ura të reja”.

Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, tha se SHBA-ja ka ndikuar në parandalimin e një konflikti mes Serbisë dhe Kosovës.

Për këtë rrezik nga Serbia, Kurti tha se nuk kanë informacione.

“Se çfarë ka bërë plan konkret operacional kundër Kosovës Serbia, mbase ne nuk e dimë. Është e pritshme që nuk mund ta dimë. Tash, organet tona bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbase një ditë do t’i kemi edhe ne ato informacione”, tha Kurti.

Sipas tij, në kohët në vazhdim, këto informacione nga SHBA, mund të jenë të disponueshme për institucionet relevante kosovare.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

Gashi: S’ka besim mes LVV-së e LDK-së për president konsensual

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

Politikani shqiptar në SHBA: Kosova ka nevojë për institucione stabile, Serbia e Republika Srpska lobojnë fuqishëm

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

“InfoNata” 27.08.2026

“InfoNata” 27.08.2026

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Drita eliminohet nga Interi i Andorrës

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Shkodra thotë se është pritshme të ketë reagim qytetarë nëse nuk ka marrëveshje për presidentin

Dimiq: Pinoku serb nuk do të mundet të jetë në Gazimestan për të përhapur mite se si Kosova është ende tokë e shenjtë serbe

Ligjvënësit amerikanë mesazh Vuçiqit:Lufto korrupsionin ose do të përballesh me sanksione

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Vdes i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes në Malishevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën