Policia ka raportuar se babë e djalë janë përleshjur në mes veti, pas një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur të hënën në Istog dhe sipas policisë, nuk raportohet për të lënduar.
“Istog 18.03.2024-17:20. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë), pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes veti. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./teve1.info