TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përjashtohen nga garat klubet që kurdisën lojën, Ulpiana – Vllaznia

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
FFK-ja konstaton se ndeshja e Ligës së Parë ishte e kurdisur

Federata e Futbollit të Kosovës ka vendosur ta përjashtojë Ulpianën dhe Vllazninë e Pozheranit nga Liga e Parë, pas vendimit për kurdisje. Të premten, Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i Shkallës së Dytë të FFK-së ka vendosur që Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit garat t’i vazhdojnë nga Liga e Dytë në sezonin 2024/25.

Më 11 prill, Komisioni i Garave të FFK-së vendosi që ndeshja e xhiros së 21-të mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit ishte e kurdisur. Ndeshjen e kishte fituar Vllaznia me rezultatin 4:3. Një vendim të tillë organet e FFK-së e marrin shumë, shumë rrallë, ndonëse numri i ndeshjeve që dyshohet se janë kurdisur është shumë i madh.

Vendimi i Komisionit të Garave u konfirmua edhe nga Shkalla e Dytë e FFK-së.

“Klubet futbollistike “Ulpiana” dhe “Vllaznia Pozheran” largohen nga garat e rangut përkatës të Ligës së Parë të Futbollit (Grupi B) të edicionit 2023/24, ashtu që të njëjtit kthehen në rang më të ulët të garave dhe me këtë humbin statusin e anëtarëve të Ligës së Parë për edicionin 2023/24, kurse garat e rregullta nga kampionati vijues 2024/25 i zhvillojnë në Ligën e Dytë të Futbollit”, thuhet në vendimin e Komisionit të Shkallës së Dytë të FFK-së.

Pas vendimit të Komisionit të Garave, të dyja klubet kishin mohuar përfshirjen në kurdisje. 

Policia ka thënë se ka nisur hetimet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi realizon golin e parë në Turqi, Amedspori që drejtohet nga Besnik Hasi po shkëlqen në Turqi

Krasniqi realizon golin e parë në Turqi, Amedspori që drejtohet nga Besnik Hasi po shkëlqen në Turqi

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Barcelona triumfon me gjashtë gola ndaj Alavesit

Pamje nga shtëpia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe foshnja e tij

Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur bashkë me foshnjën në Demriaj të Gjilanit

AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër

AUV refuzon importin e mbi 25 tonëve misër

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

Albulena Haxhiu kujton Zahir Pajazitin në ditëlindjen e tij: Pushka e parë e lirisë

Pamje nga shtëpia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe foshnja e tij

Pamje nga shtëpia në Demiraj të Gjilanit ku u gjetën të pajetë një 27-vjeçar dhe foshnja e tij

Gërvalla mohon bashkëpunimin me dhomat e specializuara nga Hagë

Gërvalla: Prokuroria ishte në dijeni për kërcënimet ndaj Arlinda Zekajt që nga 10 korriku

Strehimorja në Pejë: Buxheti u shkurtua afro 10 mijë euro këtë vit

Strehimorja në Pejë: Buxheti u shkurtua afro 10 mijë euro këtë vit

Manxhuka: Që nga qeverisja jonë, Serbia nuk ka mbajtur zgjedhje në Kosovë

Manxhuka: Që nga qeverisja jonë, Serbia nuk ka mbajtur zgjedhje në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën