TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përfundon numërimi në 13 QKN – KQZ sqaron procedurat para numërimit të votave të diasporës

by Tëvë1
2 minuta ago
0
A A
Përfundon numërimi në 13 QKN – KQZ sqaron procedurat para numërimit të votave të diasporës

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se në Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdon procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Elezi tha se deri më tani procesi ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit, ndërsa janë procesuar 55 për qind e vendvotimeve në nivel vendi.

“Në Qendrat Komunale të Numërimit është duke vazhduar procesi i verifikimit të rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve si dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të 7 qershor 2026”, tha ai, njofton eo.

“Deri më tani (e mërkurë, 10 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 13 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 1,379 nga 2,498 vendvotime apo 55%”, tha ai.

Ai tha se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar procesi i vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë. Qëllimi është që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës”, tha ai.

Elezi bëri të ditur se deri tani janë aprovuar mbi shtatë mijë pako me fletëvotime, ndërsa një pjesë janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit.

“Deri më tani nga pjesa më e madhe e pakove që janë sjellë në Kosovë, procesit të vlerësimit i janë nënshtruar më shumë se 7 mijë, prej të cilave janë aprovuar 7,153, ndërkaq janë refuzuar 142. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 114 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha ai.

Ai tha se më 8 qershor është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime nga votimi përmes postës në 22 shtete të ndryshme.

“Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime është bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë”, tha ai.

I pyetur se kur do të fillojë numërimi i votave të diasporës, Elezi tha se paraprakisht duhet të përfundojnë disa procese verifikuese në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Së pari në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve janë duke u bërë disa aktivitete, do të thotë para numërimit për fletëvotimet nga votimi në përfaqësi diplomatike, pastaj i fletëvotimeve nga votimi me postë dhe i fletëvotimeve nga votimi me kusht si dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndërmarrë disa veprime. Në këtë drejtim në QNR do të thotë është duke u bërë vlerësimi i pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës. Qëllimi do të thotë është për t’u vërtetuar nëse ato janë dërguar nga votuesit e regjistruar. Gjithashtu në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, do të bëhet skanimi i listës së votuesve të përdorur në vendvotime të rregullta, i listës së përdorur në votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimit në përfaqësi diplomatike. Qëllimi është për t’u krahasuar të dhënat dhe për t’u evidentuar rastet eventuale të votimit të dyfishtë. Pra të gjitha këto aktivitete duhet të përmbyllen në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve para se pastaj të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve që u takojnë këtyre llojeve të votimit që është mundësuar jashtë vendvotimeve të rregullta. Një datë të caktuar në këtë fazë nuk do ta japim për faktin se varet nga dinamika e të gjitha aktiviteteve që janë duke u zhvilluar nga qendrat komunale të numërimit dhe gjithashtu edhe nga procesi i vlerësimit dhe verifikimit të pakove të supozuara me fletëvotime që po zhvillohet këtu”, tha ai.

Tags: KQZqknTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

​Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR

​Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022 bllokuan rrugët kryesore

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj gjashtë serbëve, në vitin 2022 bllokuan rrugët kryesore

Përfundon numërimi në 13 QKN – KQZ sqaron procedurat para numërimit të votave të diasporës

Përfundon numërimi në 13 QKN – KQZ sqaron procedurat para numërimit të votave të diasporës

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e veriut

Rama publikon pamje nga projekti i aksit Milot-Balldren: Hap i rëndësishëm për zhvillimin e veriut

Kostadinovski: Një mentalitet politik primitiv ende ekziston në skenën politike të vendit

Kostadinovski: Një mentalitet politik primitiv ende ekziston në skenën politike të vendit

“Mesditë”-10.06.2026

“Mesditë”-10.06.2026

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

Më 15 qershor fillon faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë

​Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR

​Përfundon numërimi i votave në Mitrovicën e Veriut, materialet dërgohen në QNR

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Azemi pyet Kurtin e Muratin: Kur do shpërndahen 100 eurot për punëtorët e sektorit jopublik?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën