TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Peci: Shqipëria dhe Kosova po avancojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
​Peci: Shqipëria dhe Kosova po avancojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë

Në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë thuhet se Kosova dhe Shqipëria përmes marrëveshjeve të nënshkruara dhe projekteve të përbashkëta bujqësore, po e avancojnë e fuqizojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë, duke ndikuar kështu në zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve, si dhe duke lehtësuar edhe më tej qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy shteteve.

Kështu thuhet se është bërë e ditur nga takimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe homologes së tij, ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë, Frida Krifca gjatë takimit që kanë mbajtur sot në Prishtinë.

Ministri Peci, pasi ka  falënderuar ministren Krifca për vizitën, ka treguar se ky takim është vazhdimësi e bashkëpunimit dhe koordinimit të aktiviteteve pas Marrëveshjes së nënshkruar në mes të dy qeverive në nëntor të vitit të kaluar.

“Tashmë të dy ministritë kemi ndërmarrë hapa konkret dhe objektivat tona të përbashkëta në sektorin e bujqësisë në mes të dyja vendeve jemi duke i konkretizuar sipas dokumenteve qeveritare, të cilat i kemi nënshkruar gjatë vitit të kaluar. Po ashtu, gjatë këtij takimi me homologen Krifca bashkëbiseduam edhe për ide konkrete për projekte të përbashkëta bujqësore, si dhe ndërmarrjen e masave konkrete për të vazhduar lehtësimin e rritjes së shkëmbimit tregtar për prodhimet bujqësore dhe eliminimin e barrierave të panevojshme, që kanë ekzistuar në të kaluarën”, citohet ministri Peci.

Nga ana e saj, Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca pasi falënderoi ministrin Peci për pritjen, shprehi gatishmërinë e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të avancimit të politikave të duhura zhvillimore për sektorin e bujqësisë të të dyja vendeve.

Gjithashtu, ministrat diskutuan mbi bashkëpunimin e deritanishëm dypalësh dhe vlerësuan se Kosova dhe Shqipëria janë partnerë strategjik në çdo fushë dhe bashkëpunimi në fushën e bujqësisë duhet të thellohet në vazhdimësi.

Tags: Faton PeciFrida KrifcaMinistria e bujqesisesektori i bujqesise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Seancë maratonike në Kuvend – Klinaku: Ligjet duhet të ecin përpara pavarësisht kritikave

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 10.04.2026

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Vdes miku i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Muslija lëndohet rëndë, rrezikon përfundimin e sezonit

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Djali i mjekut të parë të UÇK-së: Babain e kujtoj veç nga rrëfimet e familjes

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

Kuvendi miraton në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor në Kosovë

A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

A e ulë rrezikun nga demenca konsumimi i ushqimeve bimore? – Ja çka thotë studimi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën