TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Peci falënderon Albin Kurtin për fitoren në Mitrovicë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Peci falënderon Albin Kurtin për fitoren në Mitrovicë

Kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës së Jugut ka theksuar se fitorja e tij është e qytetarëve të kësaj komune të cilët sipas tij, nuk janë lodhur së kërkuari dinjitet, drejtësi dhe qeverisje të ndershme.

Përmes një postimi në Facebook, Peci ka shprehur angazhimin e tij për të punuar me përulësi, vendosmëri, përgjegjësi dhe integritet kundër krimit dhe korrupsionit, duke siguruar transparencë dhe llogaridhënie në çdo vendim, si dhe duke respektuar çdo lagje, fshat dhe familje të Mitrovicës.

“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen, për durimin dhe punën e palodhshme, për angazhimin, për çdo derë të hapur, për çdo takim, për çdo fjalë mbështetjeje. Kjo fitore është e juaja, është e Mitrovicës dhe e gjithë qytetarëve të saj që nuk janë lodhur së kërkuari dinjitet, drejtësi dhe qeverisje të ndershme. Jam thellësisht i gëzuar dhe i nderuar, por mbi të gjitha i vetëdijshëm për përgjegjësinë që po marr para jush, duke ju siguruar se asnjë ditë e këtij mandati nuk do të na shkojë dëm. Do të punoj me përulësi para qytetarëve të mi, me vendosmëri, përgjegjësi e integritet kundër krimit e korrupsionit, me transparencë e llogaridhënie në çdo vendim, me respekt e mirënjohje për çdo lagje, çdo fshat e çdo familje të Mitrovicës. Dua të falënderoj nga zemra strukturat, anëtarët dhe aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Partisë Guxo; vullnetarët, kandidatët, shtabin, të rinjtë dhe të rejat dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë që nuk u ndalën asnjë ditë. Pa ju, pa punën tuaj të palodhur, kjo fitore nuk do të ishte e mundur”, ka shkruar ai në Facebook.

Peci ka shtuar se, nga sot, buxheti i komunës do të kthehet në projekte konkrete për infrastrukturën, arsimin, shërbime cilësore dhe hapësira të denja për jetën e përditshme.

“Nga sot, Mitrovica do të ketë qeverisje që dëgjon, që reagon dhe që mban fjalën. Buxheti i komunës do të kthehet në projekte konkrete, në infrastrukturë, arsim, shërbime cilësore dhe hapësira të denja për jetën e përditshme. Të rinjtë tanë duhet ta shohin të ardhmen e tyre këtu, në Mitrovicë. Para jush zotohëm se:
• Do të jem Kryetar i të gjithëve, pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie;
• Interesi publik do të jetë gjithmonë mbi çdo interes tjetër;
• Mitrovica do të trajtohet me dinjitetin që meriton, si qytet i sakrificës, punës dhe guximit”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Peci ka falënderuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për mbështetjen dhe besimin gjatë gjithë rrugëtimit.

“Shembull i njeriut të drejtë e trim, i ndershëm e sypatrembur, që i doli zot Mitrovicës dhe Republikës, nuk u tërhoq përballë kërcënimeve, shantazhit e presioneve të padrejta, goditi në rrënjë kontrabandën, krimin, strukturat paralele dhe të gjitha padrejtësitë e grumbulluara me vite, duke i kthyer qytetarëve besimin, sigurinë dhe dinjitetin, e Mitrovicës madhështinë e krenarinë”, ka theksuar Peci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, dyshohet për spiunazh te BIA serbe

I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, dyshohet për spiunazh te BIA serbe

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës së PDK-së për furnizimin me barna esenciale

Mungesa e kuorumit pamundëson miratimin e rezolutës së PDK-së për furnizimin me barna esenciale

Përfshihet nga zjarri një lokal në lagjen Ulpiana të Prishtinës

FFK njofton për masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë – Izrael

FFK njofton për masat e sigurisë për ndeshjen Kosovë – Izrael

Kosova kryen stërvitjen e fundit për Izraelin, gati për misionin e madh

Kosova kryen stërvitjen e fundit për Izraelin, gati për misionin e madh

Një muaj arrest shtëpiak për zyrtarin e arkivit që dyshohet për keqpërdorim detyre

Një muaj arrest shtëpiak për zyrtarin e arkivit që dyshohet për keqpërdorim detyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën