TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

by teve1
2 muaj ago
1
A A
PDK: Me shtyrjen e re, Gjykata Speciale e thelloi padrejtësinë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar pas shtyrjes së radhës së shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Në një reagim publik, PDK ka shprehur indinjatën për, siç e ka cilësuar, zvarritjen e procesit gjyqësor, duke theksuar se pas gati gjashtë vitesh paraburgim dhe një procesi disa vjeçar, nuk bëhet më fjalë për vonesë procedurale.

“Kjo nuk është më një vonesë procedurale, por një zvarritje e pajustifikueshme që cenon besimin në drejtësi dhe rëndon padrejtësisht mbi ish-udhëheqësit e UÇK-së, familjet e tyre dhe qytetarët e Kosovës,” thuhet në reagim.

PDK ka kërkuar që aktgjykimi të bazohet vetëm në ligj, faktet e vërtetuara gjatë procesit gjyqësor dhe standardet më të larta të drejtësisë, duke u larguar nga çdo pretendim i pabazuar.

Partia gjithashtu ka ritheksuar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare, e zhvilluar për lirinë e vendit dhe e mbështetur nga bota demokratike.

“Kjo e vërtetë historike nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces gjyqësor dhe as të relativizohet nga zvarritjet e vazhdueshme,” thuhet më tej.

Në fund, PDK ka kërkuar përfundimin e procesit dhe ka thënë se pret që drejtësia të vihet në vend, në mënyrë që ish-udhëheqësit e UÇK-së të kthehen të lirë në Kosovë.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë njoftuan të mërkurën se aktgjykimi për katër ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin – do të shpallet më 16 shtator të këtij viti, në orën 10:00.

Fillimisht, Trupi Gjykues kishte afat deri më 19 maj për të shpallur vendimin. Por, duke u thirrur në kompleksitetin e rastit, ai vendosi ta shtynte këtë afat deri më 20 korrik 2026 dhe tani vendosi përfundimisht për 16 shtator.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, akuzohen për vepra si vrasje, torturim dhe përndjekje, gjoja të kryera gjatë viteve 1998-’99 gjatë luftës për pavarësimin e Kosovës nga Serbia./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për ngacmim seksual

Mërgimtarët po presin deri në 30 minuta në Merdarë

2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

Incident i rëndë në KEK, vdes një punëtor

Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Dua Lipa feston sot ditëlindjen

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Aksident tragjik në Gjermani, humbin jetën nëna dhe fëmija

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e naftës dhe benzinës për sot, ja sa do të kushtojnë

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dyshohet për ngacmim seksual

Të miturit i shkrep arma AK-47, plagos vëllain 10-vjeçar në Podujevë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën