TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK, LDK e AAK s’e mbështesin propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, e kërkojnë Kurtin për debat

by TËVË 1
5 muaj ago
9
A A
PDK, LDK e AAK s’e mbështesin propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026, e kërkojnë Kurtin për debat

Foto: Tëvë1

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk e ka mbështetur propozimin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Këtë e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, i cili theksoi se projektligji për buxhetin përmban mbi 700 faqe dhe kërkon kohë shtesë për shqyrtim.

Sipas tij, PDK-ja ka shprehur gatishmëri që të mos bllokohet funksionimi i shtetit, duke përkrahur vazhdimin e financimit për muajin mars. Megjithatë, ai nënvizoi se për miratimin e buxhetit nevojitet një proces i rregullt dhe kohë e mjaftueshme për analizë.

Kritika ndaj projektbuxhetit ka pasur edhe nga LDK-ja dhe AAK-ja.

Kryetari Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj mënyrës se si është proceduar Projektbuxheti për vitin 2026.

Ai e cilësoi të papranueshme kohën e shkurtër që u është dhënë deputetëve për analizimin e dokumentit, duke theksuar se një buxhet shtetëror nuk mund të trajtohet brenda pak orësh. Sipas tij, përmbajtja e projektit lë shumë paqartësi dhe nuk përputhet as me strukturën aktuale të qeverisë, pasi disa ministri, siç tha ai, nuk figurojnë me ndarje të qarta buxhetore.

Abdixhiku tha se dokumenti financiar nuk përfshin as premtimet e fundit të ekzekutivit dhe nuk reflekton prioritetet e shpallura publikisht.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u shpreh kundër draftit. Shefi i grupit parlamentar, Besnik Tahiri, deklaroi se projektbuxheti i vitit 2026 nuk sjell ndryshime thelbësore krahasuar me vitin paraprak. Sipas tij, struktura dhe vijat buxhetore mbeten pothuajse të njëjta, duke lënë të kuptohet se dokumenti nuk ofron risi apo orientim të ri zhvillimor.

Partitë opozitare patën kërkesë që kryeministri Kurti të jetë i pranishëm në sallë përderisa diskutohet projektligji.

“Padyshim, është e rëndësishme të jetë zoti i shpisë këtu, kryeministri i Kosovës. Le të vjen, ta diskutojmë. Merreni me seriozitet. Nëse s’kemi mirëkuptim, LDK nuk do të votojë për në këtë drejtim”, u shpreh Abdixhiku. /teve1.info/

Tags: AAKalbin kurtiBuxhetiLDKpdk
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën