TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Partizani pas Grezdës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Partizani pas Grezdës

Partizani është një nga skuadrat më të kompletuara në Kategorinë Superiore.

Të paktën në kompeticionet europiane, drejtuesit po bëjnë maksimumin për të ruajtur grupin e plotë të titullarëve, teksa nga ana tjetër po punohet për të forcuar ato pak pika, ku skuadra nevojë për më shumë forcë. Krahët e sulmit kanë qenë një problem i vjetër për Partizanin dhe pritet të jetë pikërisht ky pozicion, ku do të bëhet lëvizja e parë.

“Panorama Sport” ka raportuar prej ditësh se një nga objektivat është Eros Grezda, teksa tashmë bisedimet kanë marrë rrjedhën finale. Sidomos pas firmës me trajnerin Zoran Zekiç, tratativat kanë shkuar shumë mirë dhe palët kanë arritur një akord, që pas prezantimit të Zekiçit, do të formalizohet me firmën mbi kontratë. Grezda në sezonet e fundit nuk ka kaluar periudha shumë të mira për shkak të dëmtimeve dhe Partizanin e sheh si trampolinën, që mund ta kthejë edhe një herë tjetër në arenën e madhe të futbollit.

Ish-sulmuesi i Kombëtares, vjen pas një sezoni të vështirë me 18 zbritje në fushë, 493 minuta në total, ku ka shënuar një gol me hungarezët e Zalaegerzeg. Pjesën e parë e kaloi te turqit e Manisës. Zekiç dhe Grezda njihen shumë mirë me njëri-tjetrin pasi në sezonin 2017-2018 kanë qenë të dy pjesë e Osijekut në Kroaci. Sulmuesi ka shënuar periudhën më të mirë me Zekiçin në stol, pasi në fund të atij sezoni u shit për 2 milionë euro te Rejnxhërsi në Skoci.

Me ardhjen e Grezdës, por edhe të Kekos, që ka firmosur që në muajin janar me Partizanin, sulmi i Partizanit përfshihet nga një mbipopullim dhe pas këtyre firmave, divorcet janë të pashmangshme. Vetëm sulmues qendre janë katër, ndërkohë që gjithsej te Partizani bëhen 7 sulmues.

Te të kuqtë është përfolur shumë edhe ardhja e Sadikut në majë të ofensivës. Më i rrezikuari për t’u larguar është Alfred Mensah, teksa edhe Tedi Cara pritet të meditojë të ardhmen e tij pas Europës. Këto janë dy emrat në dyshim, me ganezin, që është zhgënjimi më i madh në këtë sezon. Ai ka shënuar vetëm 2 gola në 31 paraqitje në fushën e blertë. Partizani pagoi mbi 50 milionë lekë të vjetër për ta liruar nga kontrata me Skënderbeun në verën e shkuar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fisnik Asllani sërish në listën e Barcelonës, lëndimi i Kroupit i hap rrugën kosovarit

Asllani reagon pas dështimit të transferimit në Leipzig: Ju nuk mund të më ndalni, ju premtoj

Kosova U18 në hendboll mposht Britaninë e Madhe

Kosova U18 në hendboll mposht Britaninë e Madhe

Bruno Gumaraes, lojtar i ri i Arsenalit

Bruno Gumaraes, lojtar i ri i Arsenalit

Vdes babai i Messit

Vdes babai i Messit

Një person në Rahovec sulmon zyrtarët policorë

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Kaçanik

Gani Geci i shqetësuar me situatën në vend, paralajmëron kallëzim penal ndaj Albin Kurtit e Albulena Haxhiut

Gani Geci i shqetësuar me situatën në vend, paralajmëron kallëzim penal ndaj Albin Kurtit e Albulena Haxhiut

Huthët sulmojnë  me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Huthët sulmojnë me dron rafinerinë e Aramco-s në Arabinë Saudite

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Analistët në Serbi: Vuçiq po përdor struktura kriminale parapolicore për të frikësuar kundërshtarët

Largohet flamuri gjigant i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Largohet flamuri gjigant i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Ministri i Jashtëm turk sinjalizon zgjerimin e aleancës Turqi-Arabi Saudite-Pakistan me Egjiptin

Ministri i Jashtëm turk sinjalizon zgjerimin e aleancës Turqi-Arabi Saudite-Pakistan me Egjiptin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën