TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Paraja e falsifikuar në rënie – ekspertët kërkojnë largimin e cash-it nga qarkullimi

Sipas të dhënave të fundit të BQK-së, në vend ka rënie të rasteve të parave të falsifikuara. Derisa nga Agjencia e Forenzikës thonë për tëvë1 se monedha më e falsifikuar vazhdon të jetë 2 euro.

by TËVË 1
1 vit ago
8 1
A A

Paraja mbetet mjet i domosdoshëm për tregti e shërbime.

Por falsifikimi i saj vazhdon të jetë një fenomen i pranishëm në vend, megjithëse jo shqetësues.

Kjo sipas të dhënave që Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë për Tëvë1.

Sipas BQK-së, gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 1,346 kartëmonedha dhe 41,072 monedha të falsifikuara.

Ndërsa për periudhën 1 janar –31 korrik 2025, statistikat tregojnë rënie, ku të dhënat e BQK-së nga bankat komerciale tregojnë 314 kartëmonedha dhe 2,309 monedha të falsifikuara.

Për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi, nga BQK thonë se kanë ndërmarrë dy masa.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me bankat komerciale, ne fillim të muajit dhjetor 2023 filloj me zbatimin e masave specifike të veprimit të cilat ende janë në fuqi si:Heqja e tarifës për depozitim të monedhave dhe stimulimit të depozitimit të monedhave. Si dhe sigurimi i furnizimit të ekonomisë përmes bankave komerciale me monedha plotësisht të reja të denominimeve prej 2 euro dhe 1 euro”, thuhet nga BQK.

Këto masa, sipas tyre, kanë treguar rezultat.

“Në zbatim të masës së sigurimit të furnizimit të ekonomisë përmes bankave komerciale me monedha plotësisht të reja, BQK-ja ka furnizuar ekonominë e Republikës së Kosovës përmes bankave komerciale me mbi 19.68 milionë copë monedha euro plotësisht të reja të të gjitha denominimeve në shumë prej afër 7.27 milionë euro pa asnjë tarifë të aplikuar”.

Nga Agjencia Kosovare e Forenzikës thonë se kartmonedha më e falsikuar rezulton valuta 200 euro dhe monedha dy euro.

“Sipas satistikave të cilat i posedon divizioni jonë si kartmonedha më e falsifikuar rezulton të jetë kartmonedha euro në krahasim me kartmonedha e shtetëve të tjera. Mundem me thonë se këtë vit, sipas satistikave të divizionit tonë që I kemi ekzaminu deri më tani, kartmonedha më e falsifikumeka rezultu kartmonedha në valuten 200 euro prerja e re. Si dhe monedha dy euro prerja e re”, tha Vjollca Mavriqi nga AKF-ja.

Largimin e të hollave kesh po e sugjeron ekonomisti, Bashkim Mustafa.

Kjo sipas tij do të ulte rrezikun e falsifikimit.

“Banka Qendnrore, mekanizmat e politikës monetare kreditore, duhet të jetë më strikte dhe duhet të tentojnë që paranë kesh ta largojnë nga qarkullimi siç kanë bërë edhe vendet e tjera Evropiane. Për të larguar nga qarkullimi paranë kesh që me ul rrezikun e falsifikimit të tyre, duhe të krijojen politika që nxisin apo stimulojnë paranë digjitale apo përmes aplikacioneve të ndryshme”, tha Mustafa.

Nga janari deri në korrik të këtij viti, Policia e Kosovës ka regjistruar 296 raste të falsifikimit.

Ndërsa me numrin më të madh prin muaji mars, me gjithsej 78 raste.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Adea Mustafaj.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Humolli për vendimin e Hagës: Është e vështirë të pritet drejtësi nga një gjykatë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Prenkaj për tërheqjen e Sejdiut: Emri i tij u keqpërdor nga partitë politike

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

“Info Nata”- 14.09.2026

“Info Nata”- 14.09.2026

Padia kundër OpenAI për vjedhje të “sekreteve tregtare”

OpenAI po mendon të vendosë “frena” në zhvillimin e Inteligjencës Artificiale

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

Kulla tregon rolin e Pacollit në përpjekjet për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

LVV reagon pas tërheqjes së Sejdiut nga kandidatura për president

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Kulla para aktgjykimit në Hagë: Ajo që nisi me padrejtësi, mund të përfundojë me padrejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën