Inspektorati Policor i Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një zyrtari policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lëndimit të lehtë trupor dhe kanosjes.
IPK njofton se, incidenti në të cilin është përfshirë si i dyshuar zyrtari policor raportohet të ketë ndodhur sot në orët e paradites ne fshatin Podgorcë, Komuna e Vitisë.
“Bazuar në veprimet hetimore dhe informacionet e grumbulluara deri në këtë fazë dyshohet se zyrtari policor e ka kanosur dhe e ka sulmuar një qytetar me mjet të fortë si rezultat i të cilit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore’’, thuhet në njoftim mes tjerash.








