TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani: Ushtria jonë ka dëshmuar që është e gatshme të shërbejë edhe jashtë shtetit

nga TËVË 1
21 Shkurt, 2023
0
A A
Osmani: Ushtria jonë ka dëshmuar që është e gatshme të shërbejë edhe jashtë shtetit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dekoruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë qenë pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit pas tërmetit në Turqi.

Osmani për këtë kontingjent ka thënë se kanë treguar trimëri, përkushtim dhe humanizëm, si dhe kanë dëshmuar kapacitetin e shtetit për t’i dalë në ndihmë miqve, raporton teve1.info.

“Është nder dhe privilegj që sot të ju presim së bashku për ta njohur trimërinë, përkushtimin dhe humanizimin e treguar të kontingjentit të FSK-së, i cili i doli në ndihmë Turqisë mike në ditët e tmerrit duke ndihmuar në shpëtimin e jetëve nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti katastrofal. Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacione të kërkim-shpëtimit duke ndihmuar pa u lodhur për t’i gjetur të mbijetuarit, sikurse edhe për të ofruar ndihmë mjekësore për ata që kishin nevojë. Përpjekjet humanitare të ushtrisë tonë, jo vetëm që kanë ndihmuar njerëzit në nevojë, por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetin e shtetit tonë për t’i dalë në ndihmë miqve”, është shprehur presidentja.

Tutje ajo ka thënë se: “Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë nga kërcënimet e jashtme, por është gjithashtu e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike kurdo që ata kanë nevojë”.

“Ushtria jonë njihet për trimëri dhe shërbimin e saj ndaj shtetit, por është e dëshmuar për të shërbyer edhe për popujt vëllazëror e miq në situata të jashtëzakonshme, siç ishte rasti edhe me tërmetin në Shqipëri e këto ditë edhe me tërmetet në Turqi dhe Siri”, ka thënë Osmani.

Gjithashtu, presidentja ka thënë se puna e tyre shkon përtej ekspertizës profesionale, mbi të gjitha pasqyron guximin dhe vlerat humane të forcës sonë.

“Sot po dekorojmë këtë kontingjent të FSK-së, me medalje presidenciale ushtarake për punën e tyre të jashtëzakonshme gjatë ndihmës për qytetarët e Turqisë. Kjo dekoratë është vlerësim ndaj përpjekjeve dhe përkushtimit të tyre të palodhshëm për t’i shërbyer qytetarëve pa dallim përkatësie, sikurse për mbrojtjen, ruajtjen dhe afirmimin e vlerave tona”, tha ajo.

Osmani për fund ka thënë se ushtria do të vazhdojë të ofrojë mbështetje humanitare për të prekurit nga tërmeti në Turqi si dhe ka shprehur ngushëllime për personat që kanë humbur jetën.

Ndërkaq, pas dekorimeve të ndara nga presidentja Osmani, Egzon Syla, komandant i kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim-shpëtim, tha se nga operacionet humanitare të kryera në Turqi, e kanë bërë të besoj që Kosova ka djem dhe vajza shumë, të cilët janë në gjendje për të sakrifikuar më të shtrenjtën për atdheun.

Njëherit, Syla përmendi edhe momentin kur pjesëtarët e FSK-së, kanë arritur ta shpëtojnë një vajzë 6-vjeçare dhe nënën e saj nga rrënojat.

“Me datën 6 shkurt 2023, pasi ndodhi tërmeti në Turqi, Forcat e Sigurisë së Kosovës menjëherë nisën kapacitetet në gjendje gatishmërie të kërkim-shpëtimit. Kjo më ka bërë të besoj që Kosova kurdo që ka nevojë ka djem dhe vajza shumë, që janë në gjendje për të sakrifikuar edhe më të shtrenjtën për atdheun. Mirëpo, pasi arritëm t’i kryejmë kontaktet me autoritetet turke duke na ndihmuar shumë, ne arritëm që me datën 7 shkurt të dalim me operacionet tona të kërkim-shpëtimit. Pas fillimit të operacionit, filloi edhe shpëtimi i jetëve të njerëzve. Qysh në ditën e parë arritëm të shpëtojmë një vajzë 6-vjeçare dhe nënë e saj nga rrënojat”, deklaroi Syla gjatë ceremonisë.

Derisa, tregoi se në momentin kur kanë marrë autorizimin nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ekipi i FSK-së ka udhëtuar menjëherë për në Turqi./teve1.info/.

Tags: FSKTurqiaVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X