TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

by Tëvë1
25 minuta ago
0
A A
Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Ish-presidentja e Kosovës dhe njëherësh deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka zhvilluar takim me senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Në këtë takim është diskutuar për nisjen e dialogut strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi të takoja senatorët Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin gjatë vizitës së tyre në Kosovë.

Në dhjetëra takime e biseda që kemi zhvilluar gjatë viteve të fundit, senatorja Shaheen ka dëshmuar se është një mbështetëse e palëkundur e Kosovës dhe e rrugës sonë euroatlantike. Jam e lumtur që kësaj radhe asaj iu bashkua edhe senatori Durbin, i cili gjithmonë ka qenë në mbështetje të vendit tonë.

I falënderova senatorët për një sërë nismash që kanë mbështetur dhe shtyrë përpara në Senatin amerikan, në funksion të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Kërkova mbështetjen e tyre për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO dhe për nisjen e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, proces të cilin e patëm iniciuar zyrtarisht gjatë mandatit tim presidencial.

Njëkohësisht, duke pasur parasysh përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të përhapur propagandë dhe për të rishkruar historinë, kërkova mbështetjen e tyre në mbrojtje të së vërtetës për luftën çlirimtare të Kosovës. Nuk duhet të lejojmë kurrë që viktima, populli i Kosovës, dhe agresori, regjimi serb, të barazohen apo të vendosen në të njëjtin rrafsh moral. E vërteta historike nuk mund të relativizohet dhe drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi shtrembërimin e saj.

Po ashtu, i kundërshtova me argumente historike, juridike dhe politike pretendimet e rreme të propagandës serbe se në Kosovë ushtrohet represion ndaj të krishterëve. Kjo narrativë e rrezikshme, që po promovohet me këmbëngulje nga qarqe në Serbi, duhet të përballet pa ndërprerje me fakte, të vërteta dhe argumente nga çdo institucion i Republikës së Kosovës. Liria fetare, bashkëjetesa dhe respektimi i të drejtave të të gjithëve janë vlera të Kosovës që nuk mund të njollosen nga propaganda.

Tags: Dialogu strategjikKosovaSHBATeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK një fëmijë nga Peja, dyshohet se u lëndua aksidentalisht

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Shiroka-Pula pranon letër urimi nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Qeveria nënshkruan marrëveshje prej 41 milionë eurosh për modernizimin e pajisjeve mjekësore në QKUK

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Osmani takon senatorët amerikan, kërkon mbështetjen për dialogun strategjik midis Kosovës dhe SHBA-ve

Vdes në QKUK i plagosuri me armë zjarri ditë më parë në Viti

Vdes në QKUK një fëmijë nga Peja, dyshohet se u lëndua aksidentalisht

Avdyli në formacionin e javës në Slloveni

Avdyli në formacionin e javës në Slloveni

Sulmi kibernetik godet qindra supermarkete në Francë

Sulmi kibernetik godet qindra supermarkete në Francë

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Kurti: Serbia ende nuk ia ka dorëzuar Kosovës dokumentacionin kadastral

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën