TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani takohet me Landau: Në fokus dialogu Kosovë-Serbi dhe forcimi i partneritetit dypalësh

by Tëvë1
11 muaj ago
1
A A
Osmani takohet me Landau: Në fokus dialogu Kosovë-Serbi dhe forcimi i partneritetit dypalësh

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar në Uashington me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau.

Sipas njoftimit të Presidencës së Kosovës, gjatë takimit presidentja Osmani ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë edhe nënshkrimin nga presidenti Donald Trump të Ligjit për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), i cili riafirmon mbështetjen amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, si dhe për vizionin e presidentit Trump që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të bazohet në njohje reciproke”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Në takim u diskutua edhe për mbështetjen amerikane për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike ekonomike.

Presidentja Osmani foli po ashtu për zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar rëndësinë e avancimit të Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA.

“Dialogu Strategjik Kosovë–SHBA është një platformë thelbësore për forcimin e partneritetit dypalësh dhe për avancimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët”, thuhet më tej në njoftim.

Në këtë takim, presidentja Osmani ka ngritur edhe çështjen e shkeljeve të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, duke kërkuar përkrahjen e Administratës Trump për adresimin e këtyre shkeljeve.

Sa i përket raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidentja ka shprehur mirënjohje për qëndrimin e qartë të Administratës Trump se dialogu duhet të bazohet në njohje reciproke, duke përshëndetur edhe përjashtimin e ideve për ndryshime të kufijve apo ndarje territoriale.

“Kjo qasje është e domosdoshme për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka theksuar presidentja Osmani.

Tags: takimeTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Progresraporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, jo i progresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progresraporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, jo i progresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Mehmeti: Kurti duhet të bëjë atë që premtonte kur ishte në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën