TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani në takim me zyrtaren amerikane thekson tendencat e Serbisë për destabilizimin e Kosovës

by teve1
1 vit ago
4
A A
Osmani në takim me zyrtaren amerikane thekson tendencat e Serbisë për destabilizimin e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën gjatë një takimi me të ngarkuarën me punë të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

Sipas Presidencës duke folur për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në këtë sferë ajo ka theksuar tendencat e vazhdueshme të Serbisë për destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit përmes veprimeve të mirëkoordinuara me struktura ilegale dhe banda kriminale serbe.

Osmani po ashtu thuhet se ka diskutuar edhe për arrestimin e qytetarëve serbë në Gjakovë dhe në Prizren, të cilët pretendonin se ndodheshin në pelegrinazh.

“Porse, hetimet e deritashme kanë treguar se këto grupe kishin ndërlidhje me strukturat e inteligjencës ushtarake serbe si dhe me anëtarë të grupit terrorist të Banjskës”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se presidentja ka theksuar se ky veprim është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme nga Serbia për destabilizimin e Kosovës, përmes kërcënimeve dhe dhunës që sipas saj përbën një ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin shtetëror të Republikës së Kosovës.

“Presidentja Osmani dënoi me vendosmëri këto veprime desabilizuese dhe të papranueshme, duke theksuar se Kosova nuk do të tolerojë asnjë ndërhyrje që rrezikon paqen, rendin kushtetues dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallim përkatësie”, theksohet në njoftim.

Në njoftim thuhet edhe se Osmani me Prattipatin kanë diskutuar edhe rreth bashkëpunimit të vazhdueshëm me SHBA në këtë drejtim.

“Presidentja poashtu e njoftoi znj. Prattipati edhe për hapa të tjerë konkret që do të ndërmarrë, brenda kompetencave të saj kushtetuese, për ta thelluar aleancën strategjike me SHBA-të, dhe për ta mbrojtur interesin e Republikës së Kosovës”, bëhet e ditur në njoftim./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parandalohet kontrabandimi i specave nga Serbia

Parandalohet kontrabandimi i specave nga Serbia

Djali i Thaçit, Endriti: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Djali i Thaçit, Endriti: Të presim në Kosovë, babë, bashkë me shokët

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

Rritet numri i rasteve me sëmundje malinje dhe beninje në Kosovë

“Marshi për Liri”, mijëra qytetarë kërkojnë lirimin e katërshes së UÇK-së në Hagë

Lazio dhe Milan barazojnë në ndeshjen spektakolare

Mbushen sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Mbushen sheshet e kryeqytetit në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Platforma “Liria Ka Emër” që organizuan marshin: Ishin rreth 100 mijë

Mediat botërore raportojnë për “Marshin për Liri”: Mijëra njerëz morën pjesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën