Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në presidencë ministrin e Jashtëm britanik, Lord David Cameroon.
Osmani në platformën “X” tha se është shumë e lumtur për vizitën e Cameron në Prishtinë, derisa tha se gjatë këtij takimi është biseduar për bashkëpunimin mes të dyja vendeve dhe përkushtimin e përbashkët për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Një diskutim produktiv mbi bashkëpunimin Kosovë-MB, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe përkushtimin tonë të përbashkët për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë”, shkroi Osmani./teve1.info./
Delighted to welcome 🇬🇧 Foreign Secretary, @David_Cameron and to thank him for UK’s strong & continuous support.
A productive discussion on Kosovo-UK cooperation, strengthening 🇽🇰’s international standing & on our shared commitment to peace & security in our region & beyond. pic.twitter.com/OQ9L666ix2
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 4, 2024