Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë Forca e Sigurisë së Kosovës po zhvillohet në përputhje me standardet e NATO-s, Kosova vazhdon të jetë kontribuuese e paqes brenda dhe jashtë vendit.
Këto deklarime ajo i ka bërë në një postim në Twitter ku ka njoftuar se ka zhvilluar takim me
Gjeneralin Christopher Gerard Cavoli që shërben si komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara
Osmani ka thënë se në takim me të kanë folur për zhvillimet fundit sa i përket sigurisë dhe koordinimin e Kosovës me NATO-n.
Takimi është zhvilluar në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih.