TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Osmani dërgon në Kushtetuese interpretimin e afatit 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit

by teve1
8 muaj ago
1
A A
​Osmani dërgon në Kushtetuese interpretimin e afatit 30 ditësh për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se sot ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shqyrtim të konfliktit të kompetencave kushtetuese të krijuara nga mungesa e konstituimit të Kuvendit.

Sipas Osmanit, kërkesa është paraqitur pas një situate të paprecedent në jetën institucionale të vendit dhe për qëllim ka qartësimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh.

“Sot në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të vendit kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuar nga mungesa e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Kjo është një kërkesë që paraqitet pas një situate të paprecedent në jetën institucionale të vendit tonë, ku përkundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese i cili ka paraqitur afatin kushtetues të detyrueshëm kanë mbetur vetëm pak ditë, mirëpo nuk shihet në horizont as konsensusi e as kompromisi për konstituimin Kuvendit brenda këtij afati kushtetues. Duke qenë se çdo afat i detyrueshëm kushtetues dhe çdo moszbatim i aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese duhet të ketë edhe pasoja juridike, por ato nuk janë sqaruar në aktgjykimin paraprak kërkesa jonë sot në esencë është kërkesë për qartësimin e pasojave juridike të moskonstituimit të Kuvendit brenda afatit kushtetues prej 30 ditësh”, ka deklaruar Osmani një një konferencë për media të martën pasdite.

Më tej, ajo ka bërë të ditur se kërkesa ka karakter preventiv që bëhet për shkak të mbrojtjes së rendit kushtetues të vendit nga pasojat e pariparueshme.

Gjithashtu, Osmani, ka theksuar se kërkesa nuk e paragjykon epilogun në vazhdimin e afatit të mbetur prej katër ditësh për konstituimin e Kuvendit, pasi në rast të konstituimit të tij, ajo mund të tërhiqet.

“Kërkesa e dërguar në Kushtetuese nuk e paragjykon epilogun në vazhdimin e afatit të mbetur prej katër ditësh për konstituimin e Kuvendit, pra në rast se ka ndonjë sukses në konstituimin e Kuvendit brenda pak ditësh ne mund ta tërheqim kërkesën edhe pse qartësitë për çështjet që i kemi ngritur në këtë kërkesë ne besojmë se janë esenciale jo vetëm për këtë legjislaturë por edhe për legjislaturat e ardhshme. Qëllimi është që të qartësohet situata lidhur me moskonstituimin e Kuvendit brenda afatit 30 ditor dhe të sqarohet sesi ushtrohen kompetencat e secilit institucion kushtetues në mungesë të konstituimit të një prej shtyllave kryesore të parimit të ndarjes së pushteteve që është Kuvendi i Kosovës. Po ashtu duhet të sqarohet se çfarë ndodh në rast se Kuvendi konstituohet pas 26 korrikut”, ka theksuar ajo.

Tags: Gjykata KushtetueseKuvendi i KosovesVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Arrestohet një i dyshuar për trafikim droge në Fushë-Kosovë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

Fraza të paharrueshme që kemi dëgjuar nga mësuesit tanë

SBASHK ia dorëzon të hënën Konjufcës nënshkrimet për Projektligjin për skemat pensionale

SBAShK uron 7 Marsin: Vlerësim për kontributin e mësuesve në arsim dhe edukim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën