TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani bënë thirrje për më shumë siguri për gratë në hapje të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani bënë thirrje për më shumë siguri për gratë në hapje të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri

Ajo tha se të drejtat e grave në shumë vende të botës po cenohen, andaj bëri thirrje për më shumë paqe dhe siguri.

Osmani tha se para 20 viteve gratë në botë patën një synim, kur edhe themeluan Rezolutën 12-25. Sipas Osmanit, atëherë kishte një moment global kur bota kuptoi që të flitet për paqen dhe të vendoset për paqen zërat e grave janë më se të nevojshëm.

“Por më e rëndësishmja, duhet me qenë e qartë për te gjithë se nëse dëshirojmë të ndërtojmë paqen mund të bëjmë vetëm nëse gratë janë të ulura në tavolinat vendimmarrëse”, tha Osmani.

Ajo shtoi se në disa vende të botës shihet kur të drejtat e grave jo vetëm që keqpërdoren por sipas saj këto të drejta po sfidohen edhe në demokraci nga ngritja e rasteve të dhunës në familje deri te gratë që gurëzohen për vdekje vetëm pse kërkojnë respekt për të drejtat themelore”, tha Osmani.

Osmani tha se në hapje të këtij Forumi ishte e ftuar ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeline Albrite, e cila ndërroi jetë muaj më parë e që sipas Osmanit ishte një zë për paqe dhe të drejta elementare në Kosovë vite më parë.

Kurse kryeministri, Albin Kurti i cili mori pjesë në hapje të këtij forumi, tha se siguria nuk është vetëm një temë por sipas tij në Kosovë siguria për gratë është një mision.

“Nuk ka pas ndonjë fazë ku gratë nuk kanë qenë të përfshira në siguri dhe paqe dhe angazhimi i grave në Kosovë nuk ka munguar në shtetndërtim dhe mbarëvajtjen e shtetit tonë. Ato kanë armë të ndryshme në dorë me një qëllim të vetëm për paqe dhe paqe për të gjithë, për vetën, për kombin dhe për të ardhmen”, tha Kurti.

Ai shtoi e pjesëmarrja e grave në institucionet e sigurisë është frymëzim për çdo vajzë që t’i hyjë kësaj rruge me kurajo.

Kurti tha se numri i vajzave që shërbejnë në FKS është i lartë por duhet të rritet ende. Sipas tij nuk ka garancion më të mirë për paqe dhe siguri përveç nëse kjo bëhet nga gra e burra bashkë.

Në hapje të këtij forumi, të pranishmit i përshëndeti edhe Sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken dhe kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Sekretari Blinken tha se Forumi i organizuar nga Presidentja Osmani bashkon dy gjëra që i kishte shumë për zemër Sekretarja Madeleine Albright: popullin e Kosovës dhe fuqizimin e grave.

Sipas tij, sekretarja Albright luftoi për angazhimin e grave në të gjitha aspektet e ndërtimit të paqes dhe vendimmarrjes së sigurisë, pjesërisht sepse ajo kishte parë ndryshimin që ndodhte kur atyre u jepej një zë.

Albright ka inkurajuar edhe gratë kosovare, kur më 2005 kishte thënë se e ardhmja e vendit do të varet – në një masë jo të vogël -nga mundësitë që do t`u ofrohen grave të vendit.

“A do t’u jepet atyre një shans i barabartë për të shkëlqyer në klasë, për të pasur sukses në vendin e punës, për të ndjekur ëndrrat e tyre në çfarëdo fushe të angazhimit që mund të zgjedhin – të bëhen biznespersona ose mjekë, gazetare, programuese kompjuteri, madje në të ardhmen edhe presidente e kryeministre të Kosovës”, ka cituar Blinken, duke potencuar se që nga ajo kohë, Kosova ka votuar dy gra presidente, respektivisht dy më shumë se Shtetet e Bashkuara.

Forumi Për Gratë, Paqe dhe Siguri i filluar të shtunën pritet të zgjasë tri ditë dhe do të marrin pjesë rreth 400 pjesëmarrës nga e mbarë bota.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

​KQZ lehtëson votimin për personat mbi 80 vjeç

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Më 11 janar fillon fushata e partive politike

​KQZ lehtëson votimin për personat mbi 80 vjeç

Për herë të parë, të moshuarit në Holandë i tejkalojnë të rinjtë e saj në numër

Për herë të parë, të moshuarit në Holandë i tejkalojnë të rinjtë e saj në numër

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Abdixhiku letër BE-së: Kushti është plotësuar, të hiqen masat ndaj Kosovës

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Spanja dhe 5 shtete të tjera, i kërkojnë BE-së të marr masa për të siguruar “hyrjen masive” të ndihmës në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën