TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OKB: Izraeli ka vrarë 127 civilë në Liban që nga fillimi i armëpushimit

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Izraeli vazhdon sulmet ndaj Libanit një vit pas armëpushimit – a pritet të ndodh e njëjta në Gaza?

OKB ka raportuar se 127 civilë janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban që nga nënshkrimi i një armëpushimi, duke bërë thirrje për investigim të paanshëm.

“Vazhdojmë të jemi dëshmitarë të sulmeve në rritje nga ushtria izraelite, që rezultojnë në vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e objekteve civile në Liban , të shoqëruara me kërcënime alarmuese për një ofensivë më të gjerë dhe të intensifikuar”, tha Thameen Al-Kheetan, një zëdhënës i zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

Edhe Libani ka akuzuar Izraelin për shkelje të armëpushimit, i cili parashihej t’i jepte fund konfliktit me grupin ushtarak libanez Hezbollah, duke vazhduar sulmet dhe duke mbajtur forcat përbrenda territorit libanez prej nga marrëveshja e parashihte të tërhiqeshin.

Sipas ministrisë së shëndetësisë libaneze, më shumë se 330 persona janë vrarë dhe 945 të plagosur që kur armëpushimi hyri në fuqi më 27 nëntor të vitit të kaluar.

Kheetan tha se OKB-ja kishte verifikuar se të paktën 127 civilë u vranë në atë periudhë, citon Guardian.

Ai theksoi në veçanti sulmin izraelit të javës së kaluar në kampin Ain al-Hilëeh për refugjatët palestinezë në Libanin jugor, i cili vrau 13 persona – 11 prej tyre fëmijë.

Ai shtoi: “Duhet të ketë hetime të shpejta dhe të paanshme për sulmin në Ain al-Hilëeh, si dhe për të gjitha incidentet e tjera që përfshijnë shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar humanitar nga të gjitha palët, si para ashtu edhe pas armëpushimit.”

“Përgjegjësit duhet të nxirren para drejtësisë.”

Kheetan tha se sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban kishin shkatërruar dhe dëmtuar infrastrukturën civile.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Lideri suprem i Iranit paralajmëron se çdo sulm i SHBA-së do të shkaktonte “luftë rajonale”

Lideri suprem i Iranit paralajmëron se çdo sulm i SHBA-së do të shkaktonte “luftë rajonale”

Mbi 120 të vdekur pas sulmeve të shumta në Pakistan

Mbi 120 të vdekur pas sulmeve të shumta në Pakistan

Izraeli rihap pjesërisht kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit

Izraeli rihap pjesërisht kalimin e Rafahut mes Gazës dhe Egjiptit

Xhudistja Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

Xhudistja Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur trajtohet në QKUK

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Te Peja nisin ndryshimet, largohen tre basketbollistë të huaj

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën