TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, do ta vizitojë Beogradin këtë të shtunë, për takime me liderët e Serbisë, presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryeparlamentaren Ana Bërnabiq, njoftoi të premten Presidenca serbe.

Zyrtari i lartë amerikan do të takohet së pari me Bërnabiqin dhe pastaj me presidentin Vuçiq mëngjesin e së shtunës.

Gjatë një interviste për televizionin Pink më herët të premten, presidenti serb e cilësoi takimin e ardhshëm me zyrtarin amerikan si një “bisedë të vështirë dhe të rëndësishme”.

Vizita e O’Brien në Serbi vjen në një kohë kur Beogradi zyrtar kritikoi Perëndimin pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, me gjithë përpjekjet e Serbisë për ta pamundësuar këtë dhe përkundër marrëveshjes së Ohrit, sipas së cilës, Serbia u zotua se nuk do ta pengonte anëtarësimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare

Autoritetet kosovare e akuzuan Serbinë më 17 prill se i ndaloi mbi 1.400 kosovarë për më shumë se 20 orë në pikat kufitare të saj me Kroacinë dhe Hungarinë, të cilët po kalonin transit nëpër Serbi.

Serbia i mohoi akuzat, duke thënë se vonesat u shkaktuan nga masat shtesë të sigurisë në kufi, dhe se lëvizja e qytetarëve kosovarë “nuk është kufizuar”.

Qeveria e Kosovës këto veprime i cilësoi si hakmarrje e Serbisë ndaj mbështetjes nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Për këtë reaguan Departamenti amerikan i Shtetitdhe Bashkimi Evropian, duke e kritikuar Serbinë për shkelje të marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes dy vendeve.

Të premten, Vuciqi e cilësoi si “hipokrit” reagimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me ndalimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi.

Vizita e tij vjen gjithashtu një ditë para zgjedhjeve për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, të cilat mund të bojkotohen nga popullata serbe atje.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës e cila e gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, u ka bërë thirrje serbëve t’i bojkotojnë votimet e 21 prillit.

Ndërkohë, Serbia dhe Republika Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë, janë duke bërë fushatë kundër një draft-rezolute, e cila është duke u diskutuar në Kombet e Bashkuara për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

Vuçiq tha javën e kaluar se Serbia do të luftojë kundër miratimit të kësaj rezolute në OKB, e cila do t’i fajësonte serbët. Ai druhet se rezoluta mund të krijojë bazën për boshnjakët që të kërkojnë dëmshpërblim lufte nga Serbia, aleatja e serbëve të Bosnjës gjatë luftës.

Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë e miratoi të enjten një raport, i cili thekson se vrasja e 8.000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet ta votojë në fillim të majit këtë draft-rezolutë.

Më 2007, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e shpalli gjenocid krimin në Srebrenicë, në të cilin u vranë më shumë se 8.000 burra dhe djem boshnjakë më 1995 nga Ushtria e Republikës Sërpska.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

 

Tags: beogradJames O'BrienSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

50 të vrarë nga sulmet amerikane në Iran

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

​Valë e re e motit ekstrem në Evropë, nga zjarret te stuhitë, mijëra viktima

Çfarë i ndodh në të vërtetë trupit tuaj kur fluturoni me aeroplan?

Telashet teknike e detyrojnë aeroplanin zviceran të kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri, plani pas anëtarësimit

Kur zyrtarizohet euroja në Shqipëri, plani pas anëtarësimit

Zyrtare: Ish-lojtari i Red Bull Salzburgut transferohet në Klinë

Zyrtare: Ish-lojtari i Red Bull Salzburgut transferohet në Klinë

Edhe të dielën kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Edhe të dielën kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht

Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq pasi gjejnë shkelje që rrezikojnë sigurinë e punëtorëve

Inspektorati ndal punimet në një objekt në Obiliq pasi gjejnë shkelje që rrezikojnë sigurinë e punëtorëve

Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes

Aeroplani zviceran kthehet në Cyrih pak minuta pas ngritjes

Zhegrova dhe Shaqiri ndahen në paqe

Zhegrova dhe Shaqiri ndahen në paqe

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Sveçla: Ndërkombëtarët duhet ta izolojnë Serbinë derisa Vuçiq të marrë masa ndaj Paunoviqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën