TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nxënësve në Serbi po u ligjërojnë kriminelët serbë

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Nxënësve në Serbi po u ligjërojnë kriminelët serbë

Serbia po vazhdon të lartësojë kriminelët serbë. Shumë shkolla e rrugë po emërohen me emrat e tyre, derisa të tjerë po mbajnë edhe ligjërata para të rinjve serbë në Serbi. Të dënuarit për krime lufte në Kosovë po mbështeten nga institucionet serbe që të ushqejnë, kinse, frymën e të drejtës historike për të kryer krime mbi popujt fqinj.

Një gjë të tillë, profesorë universiteti e konsiderojnë tendencë për të synuar narrativen e viteve të ’90-ta. Ata kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të reagojë, pa bërë kalkulime ditore.

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR) në Serbi ka reaguar së fundmi për lartësimin e kriminelit Nebojsha Pavkoviq, i cili është dënuar me 22 vjet burgim për krime kundër njerëzimit. Ai ka ligjëruar në një shkollë të Novi Sadit, me temën “Tregime heronjsh”.

Përveç ligjëratave në shkolla, Pavkoviq është mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme për të botuar libër me lavde për krimet që kanë kryer në Kosovë.

Një gjë e tillë nuk po ndodhë vetëm në Serbi. Komuniteti serb në Kosovë po vijon mësimet në kurrikulë të Serbisë.

Helmim të fëmijëve serbë e konsideron profesori universitar, Rrahman Paçarizi, tendencën e Serbisë për lartësimin e kriminelëve të dënuar për krime në Kosovë.

Edhe sipas profesorit Bardh Rugova, Serbia po vazhdon me synimet dhe narrativën e njëjtë të viteve të 90-ta.

Për Rugovën është e çuditshme se si një gjë e tillë nuk po shpërfaqet në sytë e ndërkombëtarëve.

Shumë shkolla dhe rrugë janë të emërtuara me emrat e kriminelëve serbë, thotë profesori Rrahman Paçarizi, për KP.

Së fundmi, Komisioni Evropian përmes një non-paper dërguar shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ka theksuar se Serbia po vazhdon pa pasoja madhërimin e kriminelëve të dënuar të luftës dhe të njëjtëve është duke iu dhënë hapësirë publike dhe politike. Në këtë non-paper përfshihen përmbushjet e kritereve nga Serbia për kapituj 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim.

Tags: kriminelët serbligjërimeserbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kalon propozimi për themelimin e “Pastrimit” në Prishtinë

Kalon propozimi për themelimin e “Pastrimit” në Prishtinë

​KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan

​KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan

Buxheti i Mitrovicës së Jugut për 2027 pritet të jetë 34 milionë euro

Buxheti i Mitrovicës së Jugut për 2027 pritet të jetë 34 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nis nënshkrimin e kontratave me konsumatorët, paralajmëron shkyçje për mosrespektim të afatit

KRU “Prishtina” apelon për pagesën e faturave: Borxhi ka arritur në 47 milionë euro

Kalon propozimi për themelimin e “Pastrimit” në Prishtinë

Kalon propozimi për themelimin e “Pastrimit” në Prishtinë

​KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan

​KFOR-i kontrollon ura dhe rrugë në Deçan

Agim Ademi, mesazh emocionues pas fitores së “Dardanëve”: Fituam në fushë, unitet e dashuri për Kosovën

Agim Ademi, mesazh emocionues pas fitores së “Dardanëve”: Fituam në fushë, unitet e dashuri për Kosovën

Maran vendos për revolucion te Kombëtarja, tri ndryshime të sigurta në formacionin e kuqezinjve

Maran vendos për revolucion te Kombëtarja, tri ndryshime të sigurta në formacionin e kuqezinjve

Xhiroja e dytë sjell përballje interesante në ProCredit Superligë

Xhiroja e dytë sjell përballje interesante në ProCredit Superligë

Buxheti i Mitrovicës së Jugut për 2027 pritet të jetë 34 milionë euro

Buxheti i Mitrovicës së Jugut për 2027 pritet të jetë 34 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” nis nënshkrimin e kontratave me konsumatorët, paralajmëron shkyçje për mosrespektim të afatit

KRU “Prishtina” apelon për pagesën e faturave: Borxhi ka arritur në 47 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën