TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është funksionalizuar integrimi ndërmjet Sistemit Informativ të Policisë së Kosovës (SIPK) dhe platformës shtetërore e-Kosova, duke u mundësuar qytetarëve qasje më të lehtë në informatat për gjobat dhe masat në trafik e gjithashtu qytetarët do të njoftohen edhe përmes mesazheve SMS sapo gjoba të regjistrohet në sistem.

by Jona Kelmendi
36 minuta ago
0 0
A A

Përmes platformës e-Kosova, qytetaret tash e një kohe mund t’i shohin gjobat dhe masat mbrojtëse të regjistruara në sistem.

Ndërkaq qe nga 19 tetori me shërbimin e ri, do të njoftohen edhe përmes SMS-ve, sapo të regjistrohet gjoba.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

“Përmes këtij shërbimi të ri qytetarët mund të përfitojnë nga dy funksione kryesore:
Qytetarët njoftohen përmes platformës e-Kosova dhe mesazhit elektronik (SMS-ve), sapo të regjistrohet gjoba në sistem. Përmes platformës e-Kosova, qytetarët njoftohen për gjoba dhe masat mbrojtëse ndërsa pronarët e bizneseve mund të shohin raportin përkatës të gjendjes së tyre rreth gjobave, i cili paraqitet drejtpërdrejt në e-Kosova”, thuhet nga Policia.

E disa nga qytetaret e kanë mirëpritur këtë vendim.

Njeri nga ta veç se ka qenë viktimë e mos njoftimit me kohë.

“Kam shkuar me regjistru në Qendrën e Regjistrimit të Veturave edhe më ka dalë një dënim 300 euro. Edhe, siç duket, është dënim që ka ndodhur përmes veturave inteligjente, se di, se qysh. Kam kërkuar, nga ka ardhur ky dënim, edhe, s’më kanë dhënë kurrfarë përgjigje. Më është dashur me pagu 300 euro dënim”, thotë Nazmi Sahiti -qytetar

Ndërsa njoftimin përmes SMS-it e sheh si zgjidhje të dobishme.

“Në qoftë se lidhet me mesazh, me pas njerëzit e update me numra të telefonit, besoj se është zgjidhja më e mirë. Vjen mesazh, ta kujton se e keni dënim, a prej inteligjencës, a prej semaforëve inteligjenta, qysh e tek. Mirëpo, me të ardhur mesazh, unë mendoj që është zgjidhje e mirë”, shprehet ai.

E edhe dikush tjetër thotë se i duhej te kontrollonte  herë pas here platformën e-Kosova për t’u siguruar nëse ka gjobë.

“Nëse vjen mesazh në telefon është mirë, se unë e dëgjova një herë që veç vjen në Kosova, edhe dy-tri herë e kam këqyrë faqen për me u siguruar që s’kam dënim. E nëse bëjnë edhe me ardh mesazh, më duket mirë”, thotë Arban Hoxha –qytetar.

Ndërsa sipas ekspertit të komunikacionit, Lavdim Hamiti, e rëndësishme është që shoferët të njoftohen me kohë për dënimet.

“Ky është dashur të jetë, do të thotë, me momentin që është, është sistemuar, do të thotë pjesa e e-Kosovës, bashkërisht është dashur të jetë edhe njoftimi përmes SMS-it. Sepse ka pasur shumë probleme, për shembull që ka pas, gjobën në e-Kosova dhe nuk e ka dit se ku ka ardh ajo gjobë, mund të jetë ndonjë vend parkim, mund t’i hapet diku ndonjë veturë dhe është sistemuar, do të thotë pjesa e gjobës, do të thotë SMS-ja nuk i ka shku pronarit. Pronari shpeshherë nuk e ka dit se ku është gjobitur. Kështu që kjo është e mira, sepse përmes SMS-it do të njoftohet, unë mendoj që do të njoftohet brenda 24 orë apo 48 orëve, mos të jetë edhe më larg, edhe përmes asaj pjese për 24 orë apo 48 orë, normal se e di secili shofer se ku është gjobitur për shkak, vendparkingut, po marr si shembull, apo edhe tejkalimi në shpejtësi, apo edhe përdorimi i telefonit, apo ku ta di të tjerat”, thotë ai.

Policia e Kosovës vlerëson se ky zhvillim kontribuon në përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informata, rritjen e transparencës dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve dhe publikut.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Auto Draft

Tregu i ri i veturave në Bërnicë-qytetaret ankohen për shkak të hapësirës së vogël

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

​Demokratët Evropianë: Ekziston mundësia që individë të lidhur me SNS të nxisin konflikte

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

6 orë protestë, pak incidente në ditën e 13 të revoltës studentore

Auto Draft

Boshatisja e tri fshatrave shqiptare në Leposaviq, shkak mungesa e transportit publik

Mbi 800 shoferë u dënuan në shënimin e 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Njoftimi përmes e-Kosova dhe sms-ve për regjistrimin e gjobave në sistem, qytetarët e mirëpresin shërbimin e ri

Auto Draft

Mbijetesa në natyrë-vullnetarët që shpëtojnë jetë

Auto Draft

Tregu i ri i veturave në Bërnicë-qytetaret ankohen për shkak të hapësirës së vogël

Auto Draft

Mirjeta e mposhti kancerin e gjirit, rrëfen betejën e vështirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën