TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Njësitë Speciale në veri me 12 orë punë, pa një shujtë ushqimi – Sindikata kundër vendimit

Pjesëtarëve të Njësive Speciale të Policisë që shërbejnë në veri të vendit me orar 12 orësh, sipas burimeve të tëvë1 do t’u ndalet një shujtë. Këtë vendim e ka kundërshtuar Sindikata, derisa është kërkuar të rishikohet.

by Lindrit Zejnullahu
10 muaj ago
3 0
A A

Punojnë me orar 12 orësh dhe janë të angazhuar tash e disa vite në veriun e vendit.

Sipas burimeve të tëvë1, këtyre pjesëtarëve të Njësive Elite të Policisë së Kosovës, nga 4 tetori do t’u ofrohet vetëm një shujtë ushqimi gjatë këtij orari të punës.

Në një përgjigje për tëvë1, Sindikata e Policisë së Kosovës ka thënë se është kundër çdo ndalimi të benefiteve pasi që kjo ndikon direkt në punën e zyrtarëve policorë e motivimin e tyre.

“Në këtë kontekst, Sindikata e Policisë së Kosovës i bën thirrje të gjithë akterëve përkatës që të ruhet praktika e deritanishme e dhënies së shujtës, duke siguruar që punonjësit e policisë të vazhdojnë të kenë kushtet e nevojshme për të kryer detyrën e tyre në mënyrë efikase dhe të sigurt. Sindikata e Policisë së Kosovës mbetet e përkushtuar në përpjekjet për të siguruar që dhënia e shujtës të përfshijë të gjithë punonjësit e Policisë së Kosovës, duke eliminuar çdo diferencim ndërmjet njësive dhe duke garantuar që benefitet të jenë të barabarta për të gjithë”, thuhet nga Sindikata.

Kundër këtij vendimi është edhe nënkoloneli në pension i Policisë, Refki Morina.

Sipas tij, duhet rishikuar vendimi për arsye se angazhimi në atë pjesë të vendit, është me ndjeshmëri më të madhe.

“Janë të nevojshme, 24 orë dmth vazhdimisht ata janë në detyrë, kanë udhëtime të gjata, të cilët udhëtojnë prej vendeve të ndryshme, prandaj një gjë e tillë besoj që do të rishikohet nga kompetentët dhe do të kthehet ajo që duhet të jetë. Dmth duhet ta kenë shujtën e merituar qysh e kanë pasë deri më tani”, tha Morina.

Tëvë1 ka pyetur edhe menaxhmentin e Policisë së Kosovës për të konfirmuar se a është marrë një vendim i tillë dhe për çfarë arsye, por që nuk ka pasur përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar, pritjet për hyrje në Kosovë deri në dy orë

Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final

Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final

​Kurti takohet sot me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja

PDK i thotë “jo” takimit me Kurtin, Hamza: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë

Zyrtare: Armend Dallku emërohet trajnerit i Dukagjinit

Zyrtare: Armend Dallku emërohet trajnerit i Dukagjinit

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Ulutash: KFOR-i mbetet i përkushtuar për një mjedis të sigurt në Kosovë

Juventusi e grumbullon në fazën përgatitore taletin shqiptar

Juventusi e grumbullon në fazën përgatitore taletin shqiptar

Vazhdojnë pritjet në kufi – Gjendja aktuale në pikat kryesore kufitare

Dheu i Bardhë mbetet pika më e ngarkuar, pritjet për hyrje në Kosovë deri në dy orë

Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final

Komuna e Prishtinës: Asnjë objekt s’do të mund të vihet në përdorim pa inspektim final

​Kurti takohet sot me Hamzën dhe Abdixhikun për formimin e institucioneve të reja

PDK i thotë “jo” takimit me Kurtin, Hamza: Do të vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në `NEO Science Olympiad` në SHBA

Nxënësit nga Kosova shkëlqejnë në `NEO Science Olympiad` në SHBA

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën