Një person ka njoftuar policinë se nga disa persona të panjohur i është vjedhur vetura të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë së tij.
Rasti ka ndodhur në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është duke u hetuar.
“Pojatë, Ferizaj 18.06.2024, 20:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur veturën të cilën e kishte të parkuar para shtëpisë së tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./teve1.info/