TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për djegie të veturave dhe sulm ndaj policisë në veri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rasti i dhunimit të 11-vjeçares: 40 vjet burg për 4 të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj serbit M.B. që është i dyshuar për djegie të veturave me targa RKS në veri dhe për sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Sipas gjykatës, i pandehuri M.B., dyshohet se ka kryer veprat penale: “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasja në tentative”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” si dhe “Zjarrvënie”.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin M.B e ka aprovuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, paraburgimi të pandehurit i llogaritet prej kohës së ndalimit dhe atë prej datës 01.04.2023 deri me datë 01.05.2023”, është bërë e ditur në komunikatë.

Ndaj arrestimit të M.B. ka reaguar Lista Serbe, që madje kishte paralajmëruar edhe më “kryengritje”.

Ndërkohë, dje ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se institucionet e Serbisë, krerët e tyre, janë të interesuar sërish të destabilizojnë pjesë të vendit ku jeton komuniteti serb në Kosovë. Sipas Sveçlës, ata vazhdojnë të mbrojnë dhe glorifikojnë kriminelë të cilët kryejnë akte edhe terroriste në Republikën tonë.

“Milovan Bozovic është një i tillë. Figurë e njohur për institucionet e sigurisë, si kriminel, pjesëtar aktiv i strukturës ilegale “Mbrojtja Civile” dhe grupeve të tjera kriminale. I njëjti po konsiderohet si hero për strukturat e Serbisë që e kanë dirigjuar. Për shkathtësitë e treguara në veprime kriminale ai është edhe ndër bashkëpunëtorët e ngushtë të Milan Radoiçiq. Përveç djegies së veturave në veri, plagosjes së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dëmtimit të infrastrukturës sonë kritike, kalimit ilegal të kufirit, rrahjeve të qytetarëve serbë, haraçit dhe zjarrvënies së bizneseve lokale, ai ka marrë pjesë edhe në sulmet ndaj shtëpive dhe pronave të pjesëtarëve serbë të Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe dyshohet për vrasjen e një pjesëtari të EULEX”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tejkaloi në shiritin emergjent – shoferi identifikohet dhe ndëshkohet

Policia e Gjakovës shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes – konfiskon 44 patentë shoferë

KPK kërkon buxhet shtesë për vitin 2027

KPK kërkon buxhet shtesë për vitin 2027

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Telekomi i Kosovës ka siguruar qasje të gjerë në Kupën e Botës FIFA 2026 për qytetarët e Kosovës

Telekomi i Kosovës ka siguruar qasje të gjerë në Kupën e Botës FIFA 2026 për qytetarët e Kosovës

Tejkaloi në shiritin emergjent – shoferi identifikohet dhe ndëshkohet

Policia e Gjakovës shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes – konfiskon 44 patentë shoferë

KPK kërkon buxhet shtesë për vitin 2027

KPK kërkon buxhet shtesë për vitin 2027

Djali i princeshës së kurorës norvegjeze dënohet me katër vjet burg për dy akuza për përdhunim

Djali i princeshës së kurorës norvegjeze dënohet me katër vjet burg për dy akuza për përdhunim

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Emisioni “Ditari” 15.06.2026

Emisioni “Ditari” 15.06.2026

Spanja pa Yamalin e Williamsin ndaj Kepit të Gjelbër

Spanja pa Yamalin e Williamsin ndaj Kepit të Gjelbër

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Bie numri i lindjeve në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën