TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Një fëmijë u aksidentua” – Prindërit kundërshtojnë transferimin e nxënësve nga shkolla “Asim Vokshi” në “Zenel Hajdin”

Prindërit e nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë kanë protestuar sërish sot, duke kundërshtuar transferimin e nxënësve në shkollën “Zenel Hajdini”. Prindërit thonë se u është vështirësuar jeta me dërgimin e fëmijëve në shkollën disa kilometra më larg.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Për të dytën herë radhazi po shprehin pakënaqësitë e tyre.

Të shqetësuar për mirëqenien dhe arsimimin e fëmijëve të tyre, prindërit e nxënësve të shkollës “Asim Vokshi” në Prishtinë sot organizuan protestë para shkollës “Zenel Hajdini”.

Prindërit po kërkojnë nga drejtoria e arsimit në kryeqytet, që të marrë vendim për të rikthyer nxënësit në shkollën “Asim Vokshi”.

Nxënësit ishin transferuar në këtë shkollë, me premtimin se do të bëhen pjesë e mësimit tërëditor.

Mirëpo, përfaqësuesja e prindërve, Njomza Berisha Toqani thotë se deri më tani kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Kemi bërë një peticion me rreth 200 nënshkrime të prindërve të shkollës ‘Asim Vokshi’, ku kemi shprehur pakënaqësinë tonë për transferim që është bërë të fëmijëve tanë prej shkollës ‘Asim Vokshi’ në shkollën ‘Zenel Hajdini’, me premtimin që është bërë për t’u mbajtur mësimi tërëditor. Nuk janë plotësuar kushtet për mësim tërëditor dhe mësimi tërditor nuk ka filluar. Ne shqetësimin kryesor kemi shprehur pasigurinë e fëmijëve tanë. Megjithëse sipas decentralizimit të shkollave është dashur neve me na lajmëruar edhe me u konsultuar me ne për të marrë një vendim të përbashkët, kjo gjë nuk ka ndodhur. Nuk na kanë konsultuar askush, as nuk kanë marrë mendimin tonë. Ne jemi dalë me kërkuar kthimin e fëmijëve tanë në shkollën ‘Asim Vokshi’, për arsye të sigurisë që nuk ka siguri”, ka thënë Berisha Toqani.

Prindërit ankohen se u është vështirësuar jeta, me transferimin e nxënësve në shkollën “Zenel Hajdini”, e cila ndodhet disa kilometra larg shkollës ku fëmijët vijonin mësimet.

“Edhe unë e kam më shqetësim se me duhet të dal nga puna me ardh me marr fëmijë ose me detyrë dikë thjeshtë  me marrë. Na është ndërruar edhe ne jeta komplet e kam mamin pensionere ajo është shumë e vjetër për me ardh me i marrë fëmijët, nuk e di a mundet me arrit deri këtu. Duhet me i kalu disa rrugë për me ardh deri këtu është shqetësim jashtëzakonisht i madh për ne si familje. Atje ka qenë shumë afër nuk e di pse me ardh këtu atje kanë mundur fëmija me ardh e me shkuar vet në shkollë, këtu nuk guxoj me lanë me ardh vet se është shumë e vogël”, është shprehur njëri nga prindrit.

“Shqetësimi ynë kryesor është distanca e madhe dhe siguria, pasi që rruga të cilën e ecin fëmijët është e ndarë përmes magjistrales Prishtinë–Podujevë, e cila është rruga më e ngarkuar në Prishtinë. Kjo është shqetësim shumë i madh për ne, nëse nuk bëhet zgjidhje me i kthye fëmijët në “Asim Vokshi”, atëherë kemi me pas problem, pasi që para disa ditësh ka ndodhë edhe një aksident, ku një fëmijë është shkelur nga vetura dhe të ardhmen e kemi problem dhe shqetësim shumë të madh”, është shprehur edhe prindi tjetër.

Ndonëse kishin  pasur takime për këtë shqetësim të madhe më Drejtorinë Komunalë të Arsimit, prindërit nuk dolën të kënaqur më zgjidhjet që i ofroi drejtoria.

Prandaj, në rast se nuk përmbushen kërkesat e tyre, atëherë ata thonë se do të ndërmarrim edhe hapa ligjor.

“Kemi pasur takim, kanë menduar ata kanë shprehur vullnetin që të bëhet sinjalizimi i rrugëve, por ne nuk mendojmë që ajo është zgjidhje, as përcjellja e fëmijëve për me kaluar rrugën kryesore. Ne duam që fëmijët tanë me qenë të sigurt. Pjesa lart që është e ‘Kodrës së Trimave’, shkolla është dedikuar për atë pjesë. Atje shkolla jonë i plotëson kushtet, ka pasur numër të vogël të nxënësve dhe pak paralele. Paramendo tash në klasën e 9-të janë dy paralele”, ka thënë tutje Toqani.

Prindërit thanë se në rast të mos përmbushjes së kërkesë së tyre, do të ndërmarrin hapa të tjerë.

“Nëse nuk marrim përgjigje, besojmë që do të shkojmë në mënyrë ligjore të kërkojmë siguri për fëmijët tanë që kemi të drejtë. Kjo çështje është e përfshirë edhe me decentralizimin e shkollave që ne kemi të drejtë si prindër me kërkuar për mirëqenien e fëmijëve tanë, për sigurinë e fëmijëve tanë dhe do të vazhdojmë me instanca më të larta”, ka theksuar Toqani.

Kurse për këtë kërkesë të prindërve nga   Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë thanë për televizionin se nuk mund të realizohet.

“Ata kishin të vetëm kërkesë që fëmijët e tyre të kthehen në shkollën “ Asim Vokshi”, kjo gjë nënkupton që procesi i riorganizimit dhe implementimin i mësimit tërditor që bëhet në dy faza që është ndarja në cikle 1-5 dhe 6-9  qysh edhe  ka ndodh në këto dy shkolla të kthehet mbrapa si proces për të cilën i njoftova se nuk është e negociueshme. Ne mund të flasim për shtim të sigurisë në rrugë gjë për të cilën ne kemi marr masa kemi trajtuar qysh nga java e kaluar, jemi në përgatitje të shtrimit të pengesave shtesë në rrugë për të ndaluar shpejtësinë e veturave, poashtu për të shtuar sinjalistkën”, ka thënë Shahini.

Të martën në oborrin e shkollës “ Zenel Hajdini” u panë edhe zyrtarë policorë për të mbikëqyrur protestën që të shkojë pa ndonjë incident.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku: Mbështetja për Lladrovcin i kushtoi Vetëvendosjes me humbjen e Tërdevcit

Maloku: Mbështetja për Lladrovcin i kushtoi Vetëvendosjes me humbjen e Tërdevcit

Tahiri-Beqa: Asnjë parti nuk ka fituar bindshëm në këto zgjedhje lokale

Tahiri-Beqa: Asnjë parti nuk ka fituar bindshëm në këto zgjedhje lokale

Pozhari: Fitorja pa balotazh e Lladrovcit, debakli më i madh i PDK-së pas luftës

Pozhari: Fitorja pa balotazh e Lladrovcit, debakli më i madh i PDK-së pas luftës

Festë e Shqipërisë në Tiranë, kuqezinjtë fitojnë miqësoren me Jordaninë

Festë e Shqipërisë në Tiranë, kuqezinjtë fitojnë miqësoren me Jordaninë

Maloku: Mbështetja për Lladrovcin i kushtoi Vetëvendosjes me humbjen e Tërdevcit

Maloku: Mbështetja për Lladrovcin i kushtoi Vetëvendosjes me humbjen e Tërdevcit

Tahiri-Beqa: Asnjë parti nuk ka fituar bindshëm në këto zgjedhje lokale

Tahiri-Beqa: Asnjë parti nuk ka fituar bindshëm në këto zgjedhje lokale

Pozhari: Fitorja pa balotazh e Lladrovcit, debakli më i madh i PDK-së pas luftës

Pozhari: Fitorja pa balotazh e Lladrovcit, debakli më i madh i PDK-së pas luftës

Rekordmeni Hysaj, 94 paraqitje për kombëtaren kuqezi

Rekordmeni Hysaj, 94 paraqitje për kombëtaren kuqezi

Festë e Shqipërisë në Tiranë, kuqezinjtë fitojnë miqësoren me Jordaninë

Festë e Shqipërisë në Tiranë, kuqezinjtë fitojnë miqësoren me Jordaninë

Grupi i Radoiçiqit kërcënon banorët e një fshati në Serbi që morën pjesë në protestat kundër Vuçiqit

Radoiçiq ende i lirë në Serbi, vazhdon me kërcënime ndaj qytetarëve

Njëri nga katër të plagosurit në Klinë po trajtohet në kujdesin intensiv

U raportua i zhdukur, gjendet i vdekur i mituri në Prizren, dyshohet se u vetaksidentua

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën