Të dielën rreth orës 15:30, një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut.
Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Autoritetet kanë njoftuar se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.







