TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës

by teve1
1 vit ago
1 0
A A

Ka filluar seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e ndërprerë më 15 prill pas dështimit të miratimit të raportit për vlerësimin e mandatit të deputetëve.

Seanca nga kryesuesi, Avni Dehari është thirrur për sot pas marrjes së përgjigjes nga presidentja Osmani, prej së cilës kishte kërkuar interpretim se si duhet të veprohet, pas asaj që ndodhi të martën.

Në letrën drejtuar kryesuesit Dehari, Osmani ka potencuar se Kushtetuta e Republikës dhe praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese kërkojnë interpretim që e mundëson, e jo që e pengon, themelimin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve.

Osmani përmes letrës ka kërkuar që seanca të vazhdojë brenda 48 orëve pas ndërprerjes – ashtu siç parashihet në Rregulloren e Kuvendit.

“Në këtë rast konkret, ky është obligim juaj si kryesues i seancës themeluese, si dhe i të gjithë deputetëve të zgjedhur në mandatin e nëntë legjislativ të Kuvendit. Prandaj, ju kujtoj gjithashtu se fryma e Kushtetutës, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës ju detyron që të rifilloni miratimin e Kushtetutës”,  thuhej  në letrën e Presidentes.

Partia që aktualisht udhëheq qeverinë në detyrë, Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e bindur se i ka numrat për seancën konstituive, ku po përballet me kundërshtimet e partive opozitare të legjislaturës së 8-të, se anëtarët e qeverisë që janë zgjedhur deputet duhet të japin dorëheqje.

Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme ka thënë në Tëvë 1 se si kabinet qeveritar kanë dorëzuar dorëheqjen dhe tani janë në duke ushtruar detyrën, por ka theksuar se institucionet nuk mund të lihen pa përgjegjës.

Partitë opozitare nuk kanë dhënë sinjale se kanë ndryshuar qëndrim, sa i përket kërkesës për dorëheqje nga Kurti dhe ministrat tjerë të zgjedhur deputet.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të mërkurën tha se në seancë do të kërkojnë sërish dorëheqjen e kabinetit qeveritar

As nga PDK e AAK nuk kanë shprehur qëndrime ndryshe nga ato që kishin të martën.

Ndryshe, miratimi i raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe kuorumit do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve, më pas zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Vetëm pas kalimit të të gjitha këtyre hapave, legjislatura e nëntë e Kuvendit të Kosovës do të konsiderohej e konstituuar.

E pas konstituimit të Kuvendit, do të hapej rruga për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Sot mbahet vazhdimi i seancës konstituive e Kuvendit

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën