Ka nisur takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.
Në takim kanë shkuar krerët e partive politike PDK, LDK e AAK. Vetëvendosja ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë pasi e ka vlerësuar dekretin kundërkushtetues, rrjedhimisht edhe takimin për zgjedhjet.
Presidentja Osmani të premten ka nxjerrë dekretin për shpërndarjen e Kuvendit.
Sipas Ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen brenda 45 ditësh, por jo më herët se 30 ditë.







