TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis punimet Forumi i Prespës për Dialog

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Nis punimet Forumi i Prespës për Dialog

Tema e forumit është: “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë”.

Nikoqir i ngjarjes është presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe presidentët apo kryeministrat e Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Nga Serbia, pjesëmarrjen e ka konfirmuar kryeministrja e këtij vendi, Ana Bërnabiq.

Nga personalitetet ndërkombëtare marrin pjesë: kryetari i Këshillit të Evropës, Charles Michel, komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nënsekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Rosemary DiCarlo, si dhe sekretarja e përgjithshme e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Helga Schmid.

Personalitete nga komuniteti akademik, biznesi, media dhe sektori qytetar do të marrin pjesë po ashtu.

Këtë vit, Forumi i Prespës për Dialog përkon me katërvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund një kontesti për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Marrëveshja e Prespës, e cila është nënshkruar më 17 qershor të vitit 2018, i ka hapur më pas rrugë anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Sipas autoriteteve në Shkup, Forumi i Prespës për Dialog paraqet një platformë për t’i mbrojtur, promovuar dhe kanalizuar përfitimet e marrëveshjeve politike.

Por, në opinionin publik ka mendime të ndara nëse Marrëveshja e Prespës, krahas largimit të bllokadës për anëtarësim në NATO, i ka hapur edhe perspektivat e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, vazhdimisht kritikon pushtetin për ndryshimin e emrit të shtetit – nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut – pa marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar për integrimin evropian.

Vasko Naumovski, ish-zëvendëskryeministër për Çështje të Integrimeve të Maqedonisë së Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se Marrëveshja e Prespës i ka zhgënjyer qytetarët.

“Tani, disa vite më vonë, ne shohim se të gjitha ato pritje ishin joreale, gjë që në formë plotësuese e përforcon ndjenjën e frustrimit te qytetarët e Maqedonisë së Veriut, dëshpërimin nga procesi i përgjithshëm i integrimeve”.

“Nëse edhe më tej mbetet e paqartë perspektiva evropiane, vlerësoj se do të përforcohen të gjitha tezat se Marrëveshja e Prespës duhet të pësojë adaptime të caktuara”, thotë Naumovski.Por, sipas ish diplomatit Muhamed Halili, nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës paraqet një hap shumë të rëndësishëm për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Halili thotë se zhvillimet në Ukrainë, pas pushtimit rus, vënë edhe më shumë në shprehje rëndësinë e Marrëveshjes së Prespës, e cila ka mundësuar integrimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Imagjinoni ju që në këtë fazë të krizës ukrainase, Maqedonia e Veriut të mos ishte shtet anëtar i Aleancës Veri-Atlantike të NATO-s! Dhe, me një strukturë të tillë të dobët financiare, ekonomike, ushtarake, a do të mund t’u bënte ballë synimeve ruse për zgjerim, jo vetëm në atë pjesë të Rusisë së dikurshme, por edhe në Ballkan…”, thotë Halili.

Maqedonia e Veriut, që nga viti 2005, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Edhe pse ka hapur dyert për fillimin e negociatave të anëtarësimit në vitin 2018, Bashkimi Evropian nuk i ka nisur ende ato, as me Maqedoninë e Veriut, as me Shqipërinë.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, Bullgaria ka vënë bllokadë, për shkak të disa kontesteve mes dy vendeve, që lidhen me gjuhën dhe identitetin.

Për pasojë, edhe Shqipëria ka mbetur pas, sepse disa shtete të BE-së nuk duan që ajo të ndahet nga paketa me Maqedoninë e Veriut.

Forumi i Prespës për Dialog është lansuar vitin e kaluar si platformë për ndërtimin e mirëbesimit dhe dialogut politik ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë./rel/

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen

Kryetari i Presidencës së BeH në OKB: Glorifikimi i Mlladiqit nga Serbia është i papranueshëm, RS kërcënon paqen

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Begaj dekreton shkarkimin e Vlora Hysenit

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 73-të

Vijon në ditën e 115-të protesta në Tiranë

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Përgjegjës për aferat kriminale të Vlora Hysenit

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia

Duncan: Pakënaqësia pas vendimit të Hagës sjell protesta dhe thirrje për bashkim me Shqipërinë

Duncan: Pakënaqësia pas vendimit të Hagës sjell protesta dhe thirrje për bashkim me Shqipërinë

Selektori Yakin mbronë kapitenin e tij

Selektori Yakin flet për situatën e Xhakës

Murati takohet me homologun nga Grenada, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në financa dhe digjitalizim

Murati takohet me homologun nga Grenada, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit në financa dhe digjitalizim

Irlanda e kënaqur me barazim në Prishtinë

Irlanda e kënaqur me barazim në Prishtinë

Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales

Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën