TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i Shqipërisë mbërrin në selinë e BE-së

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Nis Konferenca Ndërqeveritare në Bruksel, delegacioni i Shqipërisë mbërrin në selinë e BE-së

Ka nisur në Bruksel Konferenca Ndërqeveritare, ku do të diskutohet edhe për anëtarësimit e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama, ka folur për mediat pak para nisjes së Konferencës së 8-të ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi Europian, teksa ka qenë i shoqëruar nga një delegacion i përbërë nga ministra të kabinetit qeveritar.

Kryeministri Rama ditën e sotme ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në Konferencën Ndërqeveritare, që mes diskutimeve ka edhe procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Nga Belgjika, në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Rama ka komentuar përparimet e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, ku nënvizon suksesin sa i përket piketave hapëse dhe shpjegon procesin që vendin e pret në vijim.

“Është një moment shumë shumë i rëndësishëm në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit dhe është një moment për të cilin kemi punuar shumë fort qysh prej një kohe të gjatë. Dhe është një moment ku gjysma e punës nëse duhet ta them kështu e kapitujve të hapur do të mbyllet dhe gjysma tjetër e mbylljes do të hapet.Unë në fakt i kam përmendur, kam qenë kampion i qasjeve të ndryshme në të kaluarën sepse kam mësuar se kapaciteti për të vazhduar zgjerimin, siç ka ndodhur më përpara nuk është aty, në kryeqytetet e rëndësishme dhe është shumë e qartë nga ana tjetër që nëqoftëse bëhet si duhet është gjëja e duhur për tu bërë.Pra e mbështes, por duhet të diskutohet, duhet konceptuar ashtu siç duhet sepse nuk ka të bëjë me një anëtarësim të lehtë. Ka të bëjë së pari me një union real politik dhe së dyti me një rrugëtim të anëtarësimit të plotë me të drejta të plota bashkë me reformat e nevojshme të Bashkimit Europian.Dëgjoni, Shqipëria është një vend që gjithmonë ka qenë 100% në përputhje me politikën e jashtme të BE-së, kështu që nuk kemi ndjerë ndonjë kënaqësi të përfytyrojmë të kemi veto, duke qenë vendi më pro Bashkimit Evropian e më pro atlantik në Evropë dhe kur them vendi më pro BE-së flas për barometrin e BE-së, nuk flas për atë që mendojmë ne. Ne jemi fanatikë të BE-së, kështu që fanatikët e BE-së nuk mund të vënë veto për vendimet e BE-së”, tha Rama.

Për vendin tonë takimi do të shërbejë për të konfirmuar përmbushjen e standardeve të ndërmjetme nga Shqipëria dhe për të vendosur standardet përmbyllëse për Grupin 1 ‘Bazat’, duke përfshirë Kapitullin 23 – gjyqësorin dhe të drejtat themelore, dhe 24 – drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, funksionimin e institucioneve demokratike, reformën e administratës publike dhe kriteret ekonomike.

Grupi përfshin gjithashtu Kapitullin 5 – prokurimin publik, 18 – statistikat dhe 32 – kontrollin financiar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Aksident tragjik në Ksamil, humb jetën i riu

Hyjnë në fuqi rregullat reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Hyjnë në fuqi rregullat reja të BE-së për etiketimin e përmbajtjes së krijuar me IA

Italia pezullon marrëveshjet e Shengenit të BE-së me Spanjën pas fluksit të emigrantëve

Italia pezullon marrëveshjet e Shengenit të BE-së me Spanjën pas fluksit të emigrantëve

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli flet për takimin me LDK-në: Pozita e Kurtit është e padiskutueshme, të tjerat negociohen

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Qorrolli: PDK-në në opozitë e ka lënë populli, refuzimi i takimit është sabotim i konstituimit të institucioneve

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

Zyrtare: “Një magjistar ngjitet në skenë”, Bajramin e prezantojnë në mënyrë brilante te skuadra e re

“Info Nata”- 03.08.2026

“Info Nata”- 03.08.2026

Sot nis greva e punëtorëve të sigurimit të QKUK-së

Spitali i Gjakovës jep detaje për aksidentin në Mrasor: 10 persona morën trajtim, dy u dërguan në QKUK

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent apel urgjent për bujqit dhe qytetarët

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

​Protesta në Tiranë në ditën e 65-të, kërkesat e pandryshuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën