TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nikaj: Presidentja nuk ka kompetenca në dialog

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Nikaj: Presidentja nuk ka kompetenca në dialog

Bernand Nikaj anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk ka kompetenca për t’u marrë me çështjen e dialogut me Serbinë.

Kjo sipas tij, ka qenë edhe arsyeja pse PDK-ja ka refuzuar ftesën e presidentes për të diskutuar këtë çështje. Pavarësisht që sipas Nikaj ky refuzim nuk ishte ndaj presidentes Osmani, por siç tha ai, ndaj temës në fjalë.

“Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar lartë iniciativën e presidentes për një takim të tillë ose për disa konsultime të tilla. Prandaj nuk ka qenë kjo një refuzim ndoshta ndaj presidentes, sa ka qenë ndaj temës për të cilën është diskutuar. Është e rëndësishme tema, por presidentja nuk ka kompetenca në këtë temë, sepse çështja e dialogut dhe çështja e statutit të Asociacionit është një çështje e cila i takon kryekëput Qeverisë së Kosovës”, tha Nikaj në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Madje anëtari i kryesisë së PDK-së, tha se nuk është parë as ndonjë iniciativë që Osmani fillimisht ta ftojë Kurtin e të përafrojnë qëndrimet mes tyre mbi çështjen e Asociacionit, e më pas të vazhdohet edhe me opozitën.

“Ne nuk kemi pa një iniciativë të presidentes që ta ftojë fillimisht kryeministrin, që të marrë mendimet, që të përafrojë qëndrimet me të e pastaj të provojë që këto qëndrime t’i përafrojë me opozitën. Edhe në një situatë të tillë kjo është një detyrë e cila i takon Qeverisë së Kosovës”, shtoi ai.

Ndryshe, e hëna ishte planifikuar të jetë ditë e ngjeshur me takime të presidentes, Vjosa Osmani.

Nga të gjithë opozitarët, asaj në zyre i shkoi vetëm kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ftesë për takim kishin pasur edhe krerët e tjerë opozitarë, që të konsultoheshin në lidhje me draft statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Me arsyen se një takim i tillë nuk do të prodhonte ndonjë efekt, PDK-ja, nuk iu përgjigj pozitivisht Osmanit.

Në presidencë shkoi, por nuk zhvilloi takim, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kjo pasi sipas kësaj partie, Osmani nuk e respektoi orarin për të cilin ishte lënë që të mbahej ky takim./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën